LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e IPKO Kupës së Kosovës

Rregullat e IPKO Kupës së Kosovës

Konform nenit 9. të Propozicioneve të Garave për IPKO-Kupën e Kosovës, të aprovuara nga Bordi i FBK-së, garat për IPKO-Kupën e Kosovës 2013/2014 do të zhvillohen:

1. KB Prishtina dhe KB Peja si pjesëmarrëse të Salamander-Kupës dhe Ligës Ballkanike do të jenë në mënyrë direkte në pjesën final-6 të IPKO-Kupës;

2. Klubet tjera pjesëmarrëse në IPKO-Kupën e Kosovës do të ndahen në katër Grupe A,B,C dhe D, ku bartëse të grupeve do të jenë klubet me renditje më të suksesshme tabelare në pjesën e parë të kampionatit aktual dhe me anë të hedhjes së shortit do të përcaktohen ekipet nëpër grupe;

3. Në pjesën Final-6 do të takohen fituesit e grupeve dhe atë: A-D dhe B-C;


4. Me anë të hedhjes së shortit do të përcaktohen çiftet e pjesës së dytë Final-6 në të cilën do të marrin pjesë: KB Peja, KB Sigal Prishtina dhe fituesit e ndeshjeve A-D dhe B-C;

5. Fituesit e ndeshjeve të pjesës së dytë të Final-6 do të takohen në FINALE të IPKO-Kupës së Kosovës;

6. Të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e udhëhequra nga ana e FBK-së, janë të obliguara të marrin pjesë në IPKO-Kupën e Kosovës,në të kundërtën do të ndëshkohen me (-4) pikë në kampionatin aktual, konform nenit 14. të Propozicioneve të garave për IPKO-Kupën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori