Nura Alispahiq, tani 73 vjeçe, humbi të gjithë familjen e saj në gjenocidin e Srebrenicës dhe në bombardimin e vitit 1995 të Tuzllës. Tani ajo pret të vdesë, duke e gjetur “jetën më të vështirë sesa vdekjen”!
Jeta e Nura Alispahiqit, një nënë nga Srebrenica ndahet midis dy varreve të djemve të saj – njëri prej të cilëve në Luginën e të Rinjve në Tuzëll dhe tjetri në Qendrën Përkujtimore Potoçar në Srebrenicë.
Ajo humbi të gjithë familjen e saj gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë. Bashkëshorti i saj, Alia, u vra në Srebrenicë në vitin 1993 dhe të dy djemtë e saj u vranë dy vjet më vonë. Një granatë vrau djalin e saj Admirin në një masakër në Kapi në Tuzëll më 25 maj 1995. Ai atëherë ishte 24 vjeç. Djali i saj më i vogël, 15-vjeçaro Azmir, u vra nga anëtarët e njësisë serbe Akrepat, më 17 korrik, si pjesë e gjenocidit të Srebrenicës kur Ushtria Serbe e Bosnjës nën drejtimin e Ratko Mlladiqit masakroi rreth 8,000 boshnjakë.
Alispahiq, tani 73 vjeçe, e cila u rikthye në Srebrenicë para 10 vjetësh, thotë se e vetmja gjë më e vështirë se vdekja është vetë jeta.
“Tani s’kam asnjë që të vijë të më takojë. Jeta për mua s’ka asnjë kuptim. Kishte një lloj kuptimi kur kisha ende fëmijët dhe burrin. Të gjithë m’i vranë. Tani jetoj e vetme dhe jam sëmurë”, thotë ajo.
Ajo humbi edhe të vëllain, 12 nipat e saj dhe pesë kunetër në gjenocidin e Srebrenicës.
Në intervistën e saj me BIRN kujton se dëgjoi për masakrën në Kapi, Tuzëll, kur ishte në Srebrenicë.
“Kur lexuan emrat e të vrarëve, i dëgjova të përmendnin emrin e djalit tim Admirit. Shtëpia ime ishte plot me fqinj. U thashë: ‘Ata përmendën emrin e Admirit’, por fqinjët e mi më thanë se e kisha dëgjuar gabim,” kujton Alispahiq.
Fqinjët dhe të afërmit e vizituan shtëpinë e saj për dy ditë me radhë.
“Nuk e dija pse e bënin këtë. Kur e pyeta time motër nëse kishin vrarë Admirin, ajo filloi të qante dhe më tha se po. Pastaj humba ndjenjat. Kur më zgjoi një doktor, mora thikën për të vrarë veten. Më ndaluan fqinjët”, shton ajo.
Alispahiq thotë se dhimbja e saj për të birin ishte edhe më e madhe, sepse ajo s’mundi t’i jepte atij lamtumirën e fundit – të merrte pjesë në funeralin e tij.
“Vetëm pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995, shkova në Tuzëll. Ata që kishin të afërm atje, u pritën nga ata. Unë s’kisha asnjë të afërm që ta takoja,” thotë ajo. “Një shok i Admirit po më priste. Ai dhe disa ish-kolegë të Admirit nga policia më çuan në Sllana Banjë. Ajo ishte hera e parë që shihja varrin e tim biri. Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë ndjesi”.
Disa muaj pas vrasjes së Admirit ajo humbi djalin e saj të vogël Azmirin, nga duart e “Akrepave”. Një video e vrasjes së tij u pa në të gjithë botën. Edhe mamaja e tij e pa atë në televizor.
“Azmiri kishte shkuar në pyll bashkë me disa ushtarë para rënies së Srebrenicës”, tha Alispahiq që në atë kohë ishte në Tuzëll. “Shikoja çdo ditë lajmet, me shpresën se do të dëgjoja diçka për djalin e dytë. Një mbrëmje ata transmetuan një video, ku tregoheshin disa anëtarë të Akrepave që merrnin me vete disa të rinj. Ndër ta njoha Azmirin. Fillova të qaja kur ata nisën t’i rrihnin, por kur ata filluan t’i qëllonin me armë ata të rinjtë dhe tim bir, atëherë humba ndjenjat”.
Alispahiq humbi edhe të bijën pas luftës. Ajo beson se vajza e saj vdiq nga dhimbja e humbjes së njerëzve të saj të dashur.
“Më duket vetja si një pemë e prerë. S’jam as gjallë dhe as e vdekur. Nuk ka drejtësi dhe kurrë nuk do të ketë”, tha ajo.
Novak Gjukiq është personi i vetëm që është dënuar për vrasjen e djalit të saj Admirit dhe 70 viktimave të tjera dhe për lëndimin e 150 personave të tjerë në Kapija në Tuzla. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi Djukiçin me 20 vjet burg, por ai tani është i lirë pasi u arratis në Serbi në vitin 2014. Gjykata e Lartë në Beograd dha një vendim në vitin 2008 kundër anëtarëve të njësisë Akrepat për vrasjen e djalit të vogël të Nurës, Azmirit, dhe pesë viktimave të tjera boshnjake nga Trnovo. Komandanti i njësisë, Slobodan Mediq, u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Branislav Mediq me 20 vjet burg dhe Pero Petraseviç, i cili e pranoi fajin, u dënua me 13 vjet burg. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë