LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i të burgosurve të Koresë së Veriut: Tortura, përdhunimet dhe rrahje

Rrëfimi i të burgosurve të Koresë së Veriut: Tortura, përdhunimet dhe rrahje

Tortura sistematike, abuzimi seksual dhe kushtet ekstreme shëndetësore sundojnë burgjet e Koresë së Veriut, sipas një raporti të ri të hollësishëm nga organizata amerikane, Human Rights Watch (HRW).

Ky dokument me 88 faqe tregon sistemin e drejtësisë penal të shtetit komunist, në të cilin të dyshuarit “vlejnë më pak se kafshët”, shkruan CNN. Raporti bazohet në intervista me dhjetëra të burgosur dhe ish-zyrtarë shtetërorë dhe përqendrohet në kushtet çnjerëzore në mjediset e burgjeve.

“Sistemi i burgjeve i Koresë së Veriut është i dhunshëm, mizor dhe poshtërues. Koreanët kanë frikë të vazhdueshme që mos të kapen nga sistemi, ku procedurat zyrtare janë zakonisht të parëndësishme dhe e vetmja rrugëdalje është përmes ryshfetit dhe lidhjeve”, tha Brad Adams, drejtori i degës së HRW në Azi, transmeton Telegrafi.


Në një dëshmi për HRW, ish e burgosura, Lim Ok Kyung tha se u arrestua në vitin 2014 për kontrabandë me mallra nga Kina. Meqenëse burri i saj ishte anëtar i partisë në pushtet, ai arriti të sigurojë që ajo të lihej e lirë pas dhjetë ditësh. Sidoqoftë, Kyung tha se ishte rrahur dhe abuzuar disa herë në dhjetë ditët e fundit.

“Rojet thjesht kalonin pranë dhe më godisnin me duar ose më shkelmonin. Ditën e pestë, ata më detyruan të qëndroja gjithë ditën dhe nuk më linin të flija”, tha Kyung.

Dëshmitë e tjera përkojnë me pretendimet për rrahje dhe tortura. Disa ish të burgosur thanë se duhej të uleshin në gjunjë ose me këmbët e kryqëzuara për 16 orë. Nëse ata lëviznin, do të rriheshin më tej.

Ish të burgosurit thanë se ata ishin abuzuar seksualisht ose përdhunuar në qelitë e tyre. Kim Sun Young tha se ishte ngacmuar nga dy ose tre oficerë policie, kështu që ajo nuk ishte në gjendje të rezistonte. Të burgosurit gjithashtu u ankuan për mungesën e nevojave themelore në paraburgim, të tilla si sapun ose batanije. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori