Kyetari i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, në një intervistë për Geopost, ka treguar sfidat me të cilat përballen gazetarët ukrainas, pas agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë.
Ai është shprehur i lumtur për përkrahjen që Qeveria e Kosovës i ka dhënë gazetarëve nga Ukraina, megjithëse ka thënë se shumica e gazetarëve ëndërrojnë të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre, në Ukrainë.
Për sa i përket ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Serbi, Tomilenko ka thënë se Rusia nuk dëshiron të mbështesë Serbinë apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por ajo dëshiron që t’i përdorë ato.
Sergiy Tomilenko: Unë mendoj se çdo vend demokratik, vend me demokraci, tashmë është i informuar mirë për realitetin, për këtë luftë ruse në Ukrainë, për Rusinë që përpiqet të pushtojë Ukrainën. Në këto momente, janë qindra e mijëra gazetarë që mbulojnë këtë luftë në Ukrainë, dhe vetëm dje, disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes më thanë se janë më shumë se 5000 akreditime lufte, kartela të lëshuara në Ukrainë deri në këtë moment, nga ditët e para të luftës. Pra, kjo do të thotë që gazetarët e mediave ukrainase dhe gazetarët e mediave të huaja po marrin kartela akreditimi, pra, 5000 akreditime të gazetarëve të luftës, do të thotë se kjo luftë mbulohet si një shfaqje live, si një reality show, kështu që mendoj se të gjithë ata që janë te interesuarit per temën ukrainase dhe për këtë luftë dinë gjithcka për të. Por në vendet ku demokracia nuk është prioritet, shohim se njerez të këtyre vendeve, ndoshta nuk e kuptojnë, nuk e dinë, por eshte evidente, se tani Ukraina është viktimë e agresionit rus dhe ne shohim që Rusia si shtet është shtet terrorist dhe ka shumë dëshmi që Rusia organizoi një gjenocid mbi ukrainasit. Pamë foto dhe detaje të tmerrshme nga Bucha, nga Irpin, që janë qytete fqinje me Kievin. Pamë shumë video dhe foto të tmerrshme nga Mariupol. Shohim se Rusia nuk shkatërron vetëm vendet ushtarake, por Rusia përpiqet të shkatërrojë një vend paqësor dhe njerëz paqësorë në Ukrainë.
A keni ndihmë të mjaftueshme nga perëndimi për të luftuar këtë agresion nga Rusia?
Sergiy Tomilenko: Jo, për momentin. Ne shohim që shumë vende dhe shumë njerëz që përpiqen të na mbështesin dhe po na mbështesin, me ndihmë humanitare, me armë. Por në këtë moment shohim se Ukraina po lufton për një botë demokratike, ne po luftojmë për Evropën, po luftojmë për demokracinë perëndimore, por vetëm ukrainasit tani po luftojnë, jo vendet e tjera. Është pyetje e nxehtë, është temë e nxehtë, por Putin dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, Ukraina është viktima e parë, por jo e fundit. Kështu që mendoj se Ukraina nuk merr mjaftueshëm armë, nuk merr mbështetje dhe Rusia si vend gjigant terrorist, ka më shumë mundësi për të shkatërruar, për të luftuar, për të pasur një luftë më të gjatë. Por ne shpresojmë që bota të jetë më efektive për të mbështetur Ukrainën dhe për të ndalur këtë luftë rrënuese.
Çfarë duhet të bëjmë për të luftuar së bashku këtë agresion?
Sergiy Tomilenko: Ka shumë diskutime për sanksionet, për efektivitetin, sepse ndoshta qeveritë perëndimore diskutojnë për sanksionet ekonomike si instrument i mirë për të ndalur Putinin, ndoshta një politikë e tillë nuk është e mirë për të ndaluar Putinin, ndoshta është instrument i mirë për të bashkuar Putinin dhe rusët.
Rusët janë viktima të propagandës ruse, dhe të tilla sanksione dhe disa probleme ekonomike, tani po paraqiten nga propaganda ruse, jo si probleme të organizuara nga Putini dhe regjimi i tij, por si probleme që e gjithë bota përpiqet të luftojë Rusinë, e gjithë bota përpiqet të injorojë shtetin e madh rus, ndaj ne shohim se vetëm sanksione të tilla ekonomike nuk janë efektive për të ndalur Putinin, për të ndaluar Rusinë, është një instrument i mirë për të bashkuar armiqtë e Ukrainës dhe botës demokratike.
Sa dominon propaganda ruse në mediat perëndimore për këtë luftë?
Sergiy Tomilenko: Rusia financoi shumë projekte, financoi shumë ekspertë gazetarë në shoqërinë perëndimore, Rusia ka shumë agjentë në shoqërinë mediatike në vendet perëndimore dhe është një temë e nxehtë se si të ndalohet ndikimi në media, në shoqëri. Jemi dakord, falenderojmë që tani komisioni i BE-së, Europa, Shtetet e Bashkuara, organet qeveritare të Britanisë së Madhe po ndalojnë mediat ruse, por Rusia përpiqet të përdorë mediat sociale, përpiqet të përdorë shumë agjentë në sfera të ndryshme, kështu që nuk është e lehtë të vendoset se si të ndalohet përhapja e dezinformimit.
Ne shohim që tani në këtë luftë, Rusia përdor armën informative si një armë të vërtetë, sepse Rusia ka politikë proaktive me përdorimin e manipulimeve dhe informacioneve të rreme për të marrë rezultate, kështu që është sfidë shumë e vështirë për perëndimin apo për çdo vend tjetër se si të mos jetë viktimë e propagandës ruse dhe terrorizmit informativ rus.
Sipas njohurive tuaja, sa ndikim ka Rusia në Ballkan?
Sergiy Tomilenko: Rusia u përpoq të përdorte ndikimin e saj në Serbi dhe mediat serbe dhe u përpoq të përdorte Malin e Zi dhe vende të ndryshme. Ka disa rrjete agjentësh që mbështesin Rusinë dhe qëndrimin rus dhe është shumë e vështirë për njerëzit e zakonshëm të kuptojnë realitetin në këtë sferë.
Unë mendoj se Rusia nuk dëshiron të mbështesë Serbinë apo të mbështesë disa vende të Ballkanit, ata përpiqen të përdorin Serbinë dhe të përdorin realitetet dhe konfliktet në Ballkan për të trazuar botën, jo për të mbështetur, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, por për të përdorur mosmarrëveshjet dhe konfliktet për të organizuar probleme më të mëdha.
Si e komentoni neutralitetin e Serbisë në këtë situatë?
Sergiy Tomilenko: Mendoj se Beogradi nuk është i pavarur në këto vendime, dhe Beogradi ndoshta mundohet ta shfrytëzojë situatën për të marrë ndoshta mbështetje financiare apo ekonomike nga Rusia, por ne shohim që vendet perëndimore dhe gjithë Europa janë të bashkuara, por Serbia ka sjellje të jashtëzakonshme dhe është fakt se Beogradi nuk është i pavarur. Nuk është se Serbia ka argumente për të mos mbështetur Ukrainën dhe ukrainasit në nevojë.
Si është të jesh gazetar sot në Ukrainë dhe a mendon se ka interes nga gazetarët e UKR-së për të ardhur në Kosovë?
Sergiy Tomilenko: Unë dhe kolegët e mi nga Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës, jemi të lumtur që qeveria e Kosovës propozoi një program kaq të madh për të mbështetur gazetarët ukrainas dhe për të mbështetur strehimoret për kolegët e mi.
Nëse flasim për realitetin e gazetarisë ukrainase tani, ka kaq shumë sfida për profesionin tonë, për mediat ukrainase, për gazetarët tani. Një nga problemet më të mëdha apo ndoshta tema kryesore është siguria dhe ne si Sindikatë përpiqemi t’i mbrojmë kolegët tanë nga pushtuesit rusë, sepse deri në këtë moment janë 21 emra të gazetarëve dhe punonjësve të medias ukrainase në listën e të vrarëve në Ukrainë, të vrarë nga Rusia. Pra, siguria është prioriteti ynë i madh, sfida e dytë është të mbijetojmë, sepse ka qindra gazetarë që tani po përpiqen të mbijetojnë nga vende të rrezikshme, rajone të rrezikshme, nga Donbasi, rajoni Kherson, rajoni Zaporozhye, ku Rusia përpiqet të pushtojë, përpiqet të shkatërrojë vendin tonë paqësor.
Ka shumë refugjatë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë redaktorë e gazetarë që u arratisën nga vende të rrezikshme dhe tani po diskutojnë për të ardhmen. Unioni ynë dhe OJQ-të e tjera, jemi duke folur, duke diskutuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe disa qeveri ndërkombëtare dhe ne po kërkojmë zbatimin e një programi të veçantë për të mbështetur gazetarët dhe mediat ukrainase, për të financuar ndoshta disa paga të vogla për gazetarët në Ukrainë, sepse ne përpiqemi t’i mbështesim ata.
Kështu që mendoj se një program i tillë si i Kosovës, si strehimoret në Kosovë, është një mundësi e mirë që gazetarët të strehohen, të kenë një mundësi për të qëndruar në profesion. Por problemi për kolegët e mi, gazetarët ukrainas është se shumica prej nesh duam të jetojmë në Ukrainë, duam të punojmë në Ukrainë.
Për këtë fazë të parë të luftës, ndoshta e para, sepse ka një muaj e gjysmë nga fillimi i luftës dhe të gjithë shpresonin që ajo do të përfundonte brenda disa ditësh ose disa javësh, nuk ka një numër të madh aplikimesh, por ne përpiqemi të ofrojmë informacionin se kjo mundësi ekziston dhe mendoj se rregullat e këtij programi, kushtet nga programi i Kosovës janë të mira për gazetarët, kështu që shpresoj që në javën e ardhshme të marrim shumë aplikacione. Tani Lyudmila Makey, është aplikantja jonë e parë, gazetare ukrainase, e cila ka pasur një strehë të mirë, ka marrë të gjithë mbështetjen nga qeveria e Kosovës, nga sektori i mediave, kështu që mendoj se një fillim kaq madhështor i këtij programi do të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen. /TheGeopost/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!