Mëngjesi i 17 shkurtit të 2003-tes, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani.
Pa ndonjë paralajmërim atë e rrethuan forca të shumta të KFOR-it britanik e italian, të cilët po e përcillnin më shumë se dy vjet, por që Agimi kishte menduar se po kujdesen për rendin publik.
Edhe e arrestuan, pa ia treguar arsyen.
“Pa pritë, pa menduar se do të arrestohem ose do të burgosem, s’kam parë as ëndërr se do të shkoj në Hagë, asnjëherë në jetën time, por ja që po ndodhka”, rrëfen ai.
Por si ndodhi ngjarja?
Agimi rrëfen momentin e arrestimit.
“Kam qenë duke fjetur në këtë dhomën këtu, i vetëm pasi edhe e shoqja s’ka qenë këtu, kur e dëgjova atë zhurmë në korridor e kam hap derën e hyrjes i pashë ishte mbushur korridori ushtarak dhe karabinierë, me dorë më kanë thënë që të hyjë brenda”, rrëfen ai.
Agimin e nisën për në Bondsteel për t’u transferuar më pas në Hagë, nën akuzat për krime lufte.
Gjatë rrugës Agim Murtezit i lexohet aktakuza dhe e kupton se për çfarë u arrestua.
“Më kanë marr ashtu të lidhur dhe më kanë dërguar në Bondsteel. Duke shkuar në automjet më kanë lexuar aktakuzën, një përkthyes më ka lexuar aktakuzën ku thotë, Agim Murtezi me pseudonimin “Komandant Murrizi”, akuzohesh për krime lufte në burgun e Llapushnikut”, tregon ai.
Agimi thotë se kishte mbetur i habitur, dhe u kishte treguar atyre se nuk është personi që ata po e kërkojnë.
“Unë u çudita, thash person të gabuar keni arrestuar. Unë isha arrestuar për personin tjetër Agim Zogaj i Drenicës, i fshatit Divjakë”, rrëfen ai.
Të njëjtën natë e kishin arrestuar Haradin Balajn, derisa Isak Musliun e kishin arrestuar 7 ditë më herët.
Aktakuza ishte e përbashkët me Balajn dhe Muslin, ku rëndoheshin për krime lufte në zonën e Llapushnikut.
Murtezi: Ditëlindjen e festova në seancë dëgjimore, i mora 10 mijë € dëmshpërblim nga Haga
Në ditën kur po i mbushte 46 vjet, Agim Murtezi, i duhej të deklarohej para gjykatësit të Hagës se arrestimi dhe akuza ndaj tij ishte gabim.
“Më 20 shkurt në atë datë e kam pasur ditëlindjen e 46-të, shkova në seancën e dëgjimit. Para se me nis atje erdhi 5 minuta avokati që ma kishin caktuar, e morri deklaratën time dhe vazhduam në seancën e dëgjimit ku secili u deklaruam që jemi të pafajshëm”, rrëfen tutje Agimi.
Pas seancën së parë Murtezi lirohet, por që me sugjerimin e avokatit të tij bëri ankesë përmes Avokatit të Popullit për çështjen e tij.
Ai për këtë gabim të Hagës mori 10 mijë euro dëmshpërblim.
“Shkova në seancën e dëgjimit u shpalla i pafajshëm nga të gjitha pikat ku isha i akuzuar. Pas seancës u takova me avokatin tim, i cili më pyeti a kam me bë ankesë lidhur me rastin tënd. I thash po do të bëjë ankesë, jam i pafajshëm, ma kanë humbur dinjitetin moral njerëzore dhe moral. Kam pasur kontakte me të dhe jemi marrë vesh në bazë të zyrës së Avokatit të Popullit, pas 2 vite e gjysmë ma kanë bërë një pagesë prej 10 mijë eurove”, thotë Agimi.
Ditën e lirimit rruga për t’u kthyer në shtëpi ishte e gjatë pasi ndërroi 3 aeroplanë nga Amsterdami në Hamburg, e prej aty për në Shkup për tu përcjellë me automjete të policisë deri në banesën e tij në Lipjan.
“Arrestimi i Jakup Krasniqi mi kujtoi skenat e arrestimit tim”
Murtezi kujtoi momentit ku gjatë qëndrimit në paraburgim e ka parë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, ndërsa me Vojsllav Sheshelin i kishin dhomat ngjitur, por me të cilin nuk ishte takuar asnjëherë.
“Kur dola në shëtitje, afër dhomës time kishte qenë Shesheli, oficeri më tha lexoje këtë. Kur e pash thash bashkë me kriminelin qenkemi këtu, bashkë afër dhomës, tha ‘no coment’, shkallëve poshtë duke më dërguar për intervistim, kur e shoh kriminelin tjetër Millosheviqin me një zyre”, rrëfen për Front Online Agimi.
Sa i përket trajtimit në paraburgim, Agimi thotë se nuk ka ndonjë vërejtje.
Derisa kujton këtë ngjarje të pazakontë që i ndodhi në jetë, i përmend edhe arrestimet e fundit nga Specialja.
Momenti i arrestimit të tij, i ngjason shumë me skenat e arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
“Më është dhimbsur në shpirt, çfarë arrestimi, e kam njohur edhe më herët. Ka qenë i ndershëm si person si mësues. Sikur mua që më kanë marrë s’ka qenë fare i paralajmëruar, e kanë arrestuar në mënyrën më çnjerëzore”, përfundon rrëfimin Agimin.
Ai lutet që një ngjarje e tillë të mos i ndodhë askujt, ngase ende i ka të freskëta skenat e 17 shkurtit të 2003-tes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!