Familja e gjerë e kundërshtoi shkollimin e saj, por Aza kishte një hero – babanë, i cili këmbëngulte që ajo të shkollohej për të pasur një jetë të tërë përpara.
Aza përmbushi qëllimin. Ajo u bë vajza e parë shqptare në Medvegjë, e cila vijoi mësimet dhe veç kësaj u bë frymëzim për shumë gjenerata të reja.
Pas përfundimit të shkollimit, ajo mbajti mësim në disa shkolla, ndërsa organizoi edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit te vajzat dhe gratë.
Aza Ferati Hajdari u lind më 8 shkurt 1943, në Tupallë të Medvegjës. Mes shumë kundërshtimeve e paragjykimeve nga rrethi, Aza filloi shkollimin në Banjë të Sijarinës, atëkohë në gjuhën serbo-kroate.
Në një intervistë për Telegrafin ajo rrëfen për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar.
“Jam vajza e parë shqiptare që kam shkuar në shkollë në Medvegjë, atë kohë në gjuhë serbo-kroate, pasi nuk ka pasur shkolla shqip në komunë. Ishte kohë ndryshe. Vajzat nuk shkolloheshin. Por, falë babait tim i cili kishte përfunduar katër vjet shkollë më regjistroi në shkollë fillore edhe përkundër kundërshtimeve të familjes së gjerë. Isha shumë krenare që shkoja në shkollë bashkë me vëllain tim. Në klasën e parë fillore kemi pasur disa vështirësi pasi mësonim në gjuhë të huaj. Kishim vështirësi për ta kuptuar, por shpejt e përvetësuam. Që të shkoj në shkollë kam udhëtuar çdo ditë nga tri kilometra në këmbë”.
Mësuese Aza tregon se vështirësitë më të mëdha i ka pasur pas përfundimit të klasës së katërt, kur nga familja e gjerë dhe rrethi janë munduar që ta bindnin babanë e saj që t’ia ndërpresë shkollimin. Por, nuk ia kanë dalë.
“Babai im ishte njeri me autoritet. Edhe pse veç katër vjet kishte shkuar në shkollë, të gjithëve u fliste për rëndësinë e shkollimit. Ka regjistruar edhe fëmijë të fshatit në shkollë, pothuajse pa i pyetur prindërit. Problemet filluan kur përfundova klasën e katërt dhe donin ta bindnin babanë që të mos e vazhdoj shkollimin. Por, ai vetëm njëherë më ka pyetur nëse dua ta vazhdoj shkollimin apo të rri në shtëpi. I jam përgjigj me vendosmëri se dua të vazhdoj të mësoj. Më nuk kam pasur asnjëherë problem për këtë çështje”.
Pasi ka përfunduar shkollën fillore në Banjë, Aza ka vazhduar Normalen në Prishtinë. Ajo tregon për përvojën e saj gjatë këtyre viteve.
“Në shkollën fillore kam mësuar në gjuhë të huaj dhe isha nxënëse e shkëlqyer. Pastaj në shkollën Normale në Prishtinë jam regjistruar në gjuhë shqipe. Në klasë kemi qenë vetëm tetë vajza, ndërsa shkollën e kemi përfunduar vetëm dy prej tyre. Ajo gjeneratë ka pasur 25 vajza gjithsej, vetëm tetë prej tyre kanë përfunduar shkollimin suksesshëm. Në fillim kam pasur vështirësi me gjuhën shqipe, por me ndihmën e profesorëve dhe shoqeve të klasës i kam tejkaluar të gjitha”.
Veç gjuhës, thotë se ka hasur edhe në shumë vështirësi të tjera, duke filluar nga ato financiare e deri te udhëtimi.
“Gjatë shkollimit në Prishtinë kam banuar në konvikt të studentëve. Aty ka pasur rregulla dhe të gjitha kushtet për mësim. Por, problem ka qenë fakti që kam jetuar larg nga familja. Atëherë nuk ka pasur linja të autobusëve siç ka tani. Në shkollë herën e parë kam udhëtuar në këmbë, bashkë me babanë tim. Ndërsa, herë të tjera kam udhëtuar për te familja vetëm në përfundim të gjysmëvjetorit dhe në fund të vitit. Nuk mund të udhëtoja shpesh pasi udhëtimi zgjaste pothuajse tërë ditën. Rruga e cila tani është për Medvegjë atëherë nuk ka ekzistuar. Kam udhëtuar në Nish/Dolevac, Leskovc, Medvegjë – dhe në fund të Bajë të Sijarinës”.
“Gjatë kësaj periudhe jam përballur edhe me vështirësi financiare. Përkrahje financiare kam pasur nga vëllai i madh, i cili atëherë ka qenë i punësuar”.
Pas kaloi rrugën plotë peripeci, Aza u diplomua në vitin 1963. Menjëherë filloi punën si mësuese në Bajë të Sijarinës me klasë të larta të fillores dhe pastaj në fshatin Tupallë.
Gjatë kësaj kohe ajo tregon se edhe pse shkollimi deri në klasën e katërt ka qenë obligativ, shumë prindër kanë paguar edhe dënime vetëm që vajzat e tyre të mos shkollohen.
“Për ta parandaluar këtë kam shkuar disa herë në vizitë te ato familje pasi edhe i njihja. I kam bindur se vajzat duhet të shkollohen”.
Vetëm një vit më vonë, 1964, Aza u martua me bashkëshortin e saj Maliq Hajdari, i cili u bashkua në rrugën e saj drejt emancipimit të brezave të rinj. Ajo për Telegrafin rrëfen për njohjen me të, ndërsa përmend edhe kontributin e tij në arsimin shqip.
“Me bashkëshortin tim Maliqin jemi njohur në shkollën e mesme në Prishtinë. Babai im e njihte dhe cdo herë e lavdëronte si njeri të matur dhe shumë të zotin. Ashtu në fakt ka qenë. Shumë i mençur, i afërt dhe i dashur me të gjithë. Ai ka pasur respekt të madh nga rrethi dhe njerëzit që e njihnin. Më ka përkrahur shumë pasi edhe ai ka qenë i përkushtuar naj arsimit dhe zhvillimit të vendit. Ai ka përfunduar shkollën Normale tri vite para meje dhe ka punuar si mësues. Pastaj ka përfunduar edhe shkollën e lartë pedagogjike. Në atë kohë kur shumë mësues kanë punuar vetëm me shkollë filore, pra tetë vjet, pasi që kishte mungesë të kuadrove, i ka ndihmuar kolegët që të vijojnë shkollimin në mënyrë që të mos shkëputen nga puna. Më vonë ka punuar edhe si drejtor në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës ku kemi punuar për shumë vite bashkë deri në pensionim. Dua të theksoj se Maliqi ka hapur për herë të parë klasët e shkollës së mesme në gjuhën shqipe, pranë shkollës fillore në Banjë të Sijarinës”.
“Maliqin e kam pasur përkrahës, pasi në çfarëdo aktiviteti që kam bërë ishte dora ime e djathtë. Familja e Maliqit ishte shumë përparimtare dhe përkrahëse për punën që bënim unë dhe Maliqi”.
Menjëherë pas martesës, Aza ndërmori një tjetër aktivitet. Ajo organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit me 40 vajza në fshatin Gërbac.
Dy vite më vonë, ajo u kthye në Banjë të Sijarinës, si mësuese e klasës së parë.
Kontributin në arsim e vazhdoi deri më 1 shtator 1999, kur doli në pension.
“U pensionova në një kohë të vështire, vitin 1999. Sapo kishte përfunduar lufta në Kosovë. Të gjitha forcat e armatosura u koncentruan në Medvegjë. Popullata filloi të ikte me të madhe, të lëshojë vendlindjen. Maliqin këtë nuk mundi ta përballoj dhe vdiq nga sulmi në zemër në vendlindje, më 1 tetor 1999. Pas vdekjes së tij, bashkë me djalin dhe vajzën unë u shpërngula në Prishtinë ku jetoj edhe tani”.
Mësuese Aza përmend edhe mirënjohjet që ka marrë disa herë si veterane e arsimit, por shprehet e zhgënjyer me institucionet e Kosovës për të cilat thotë se i kanë injoruar kontribuuesit e arsimit shqip nga Medvegja.
“Kam marrë disa mirënjohje për punën në arsim. Por, sa i përket institucioneve të Kosovës, jam e zhgënjyer pasi na kanë harruar. Para disa viteve ka qenë një ceremoni e ndarjes së çmimeve presidenciale për veteranë të arsimit. Vetëm veteranët e arsimit nga Medvegja mungonin. Me siguri nuk ka qenë e qëllimshme. Besoj se do ta përmirësojnë gabimin pasi nuk ka qenë e lehtë të ruaje gjuhën, traditat dhe kombin nga asimilimi. Ne kemi dhënë aq sa kemi pasur e aq sa kemi ditur. Puna jonë si mësues asnjëherë nuk ka përfunduar në shkollë. Ne kemi vazhduar jashtë në rrugë, shtëpia e oda për t’i bindur prindërit që t’i shkollojnë fëmijët – sidomos vajzat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje