Përballë kërcënimit për ngrohjen globale, studiuesit duan të dinë nëse ka pasur edhe në të shkuarën të tilla periudha mbi rruzullin tonë. Një atlas i rrathëve të pemëve për botën antike, na ofron të dhëna qysh nga nisja e epokës sonë.
Dielli që shkëlqen po na ngroh e gëzon të gjithëve, ndërsa nëntori tashmë ka hedhur pas krahëve gjysmën e vet.
Habia më e madhe është kur kupton se ky fenomen gjendet i shtrirë edhe në vende të Europës Veriore, duke na sjellë ndërmend më shumë se një herë se kjo që po përjetojmë, ndoshta lidhet pandashmërisht me ngrohjen globale e pasojat e saj të shumëdebatuara.
Këtë vit, kanë qenë shumë muaj ata që kanë sjellë me vete rekorde në temperaturat e ofruara.
Në fakt nuk është se po përjetohet ajo ndjenja se po bëhet vërtet vapë dhe po shihet thatësirë në Europën Qendrore e Jugore dhe lagështi në Skandinavi. Çdo gjë duket fare normale. Kërkuesit po konstatojnë se ky trend, sidoqoftë, do të vijojë në dekadat në vazhdim.
Këtë rezultat e kanë dhënë të paktën simulimet virtuale mbi klimën. Shumë syresh janë të mendimit se ato janë thjesht një pasojë e emisioneve të larta të dyoksidit të karbonit që prodhojnë në atmosferë shtetet e industrializuara.
Moti në Europë, i matshëm prej 230 vjetësh
Mirëpo, për të menaxhuar një ndryshim të tillë klimaterik, duhen njohur më parë e më mirë të dhënat që na ofrojnë eksperiencat e të shkuarës.
Por problemi është se ndërgjegjësimi i kontinentit të vjetër për t’u marrë seriozisht e regjistruar në mënyrë sistematike të dhënat mbi motin në kontinent, nuk shkon më shumë se 230 vjet – një periudhë fatkeqësisht tepër e shkurtër kohore për t’u marrë në konsideratë për të tilla studime e aq më tepër, nëse mban parasysh moshën e Tokës.
Por shkencëtarët kanë gjetur një rrugë, që të paktën të rikonstruktojnë gjendjen e 2000 viteve të fundit mbi Tokë në lidhje me kushtet atmosferike e kësisoj të ndryshimeve klimaterike.
Për këtë, ata kanë vëzhguar me kujdes rrathët vjetorë të pemëve dhe kanë ndërtuar pas tyre, harta të mirëfillta, sipas të cilave dëshmohet, se sa e thatë apo e lagësht për shembull, ka qenë vera në një vit të caktuar.
Periudha enigmatike thatësirash
Një ekip kërkuesish nën drejtimin e Edward R. Cook nga Universiteti i Shtetit të Kolumbias (në Nju Jork, SHBA) ka përpiluar një atlas të tillë të formësuar nga harta të tilla për të ashtuquajturën “Bota Antike” në kontinentet: Europë, Afrikë, si dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ai pasuron në fakt një atlas të tillë të ngjashëm me informacione për Amerikën e Veriut, që ka dalë në dritë qysh në vitin 2004, si dhe një tjetër që ka dalë për Azinë.
Cook dhe kolegët e tij nuk kanë marrë në shqyrtim vetëm rrathët vjetorë të pemëve, por edhe të dhëna të panumërta rrathësh pemësh të fosilizuara.
Shembuj konkretë nga studimi
Në revistën shkencore “Science Advances”, ata shkruajnë se analizat e tyre dëshmojnë thatësirat e mëdha të viteve 1540, 1616, 1893 dhe 1921.
Gjetjet e Cook dëshmojnë edhe për periudhat ekstremisht të lagështa kohore të viteve 1315 deri në 1317 që kanë shkaktuar krizën më të madhe të urisë në Europë për periudhën e Mesjetës, përcjell gazetashqip.
Një krahasim me atlasët për Amerikën Latine e Azinë dëshmoi veç të tjerash se mes shekujve të 11 dhe mesit të shekullit 15, ka pasur qartësisht periudha më të gjata thatësire sesa në shekullin e njëzetë.
Përse kjo ka mundur të ndodhë në këtë mënyrë siç na paraqitet, shkencëtarët thonë se akoma nuk dinë ta shpjegojnë.
“Atlasi i ri megjithatë të jep të dhëna që thjeshtojnë gjetjen e arsyeve për të tilla periudha thatësirash vdekjeprurëse”, shkruajnë ata në mbyllje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie – ajo fiton katër milionë dollarë
Burri nga Idaho thyen një tjetër rekord, kësaj radhe me një top të pingpongut
Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka “shoqen e saj”
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Shkoi në Meksikë të bëjë vetëvrasje, ia shpëtuan jetën droga dhe prostitutat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?