LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes pesë personave në Prizren, gjatë përleshjes u përdoren edhe thika

Rrahje mes pesë personave në Prizren, gjatë përleshjes u përdoren edhe thika

Pesë persona janë përleshur fizikisht ditën e hënë në Prizren, ku dy prej tyre janë të mitur.

Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njëri tjetrin, transmeton Telegrafi.

“Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia.


Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/