LAJMI I FUNDIT:

Rooney nuk luan ndaj Blackburnit

Rooney nuk luan ndaj Blackburnit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Djajve të Kuq kur këta të fundit do të udhëtojnë në Blackburn për t’u takuar me vendasit e Rovers të dielën.

Rooney u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Bayernit, për shkak se i lënduar luajti në këtë sfidë nga fillimi, ndërsa goditjet e Van Buyten vetëm sa ia kanë zgjeruar dëmtimin në nyje.

Ky lëndim nuk pritet ta mbajë atë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë jashtë aksionit dhe sipas të gjitha gjasave ai do luajë ndaj Cityt më 17 prill. /Telegrafi/