LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Duhet ta ndalojmë Rooneyn

Ronaldinho: Duhet ta ndalojmë Rooneyn

Ronaldinho thotë se Milani do ta heshtë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney, në takimin e sotëm.

Rooney shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Manchester United në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro dhe do të luajë sonte pasi u rikuperua nga lëndimi në gju.

“Rooney ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë. Ne i shikuam videot e ndeshjes dhe kyç për fitoren tonë do të jetë të ndalojmë atë ta pranojë topin në afërsi të zonës së penaltisë”.

“Nëse mund ta ndalojmë atë opsionet tona do të fluturojnë. Mund ta mposhtim United. Për sa jam i vetëdijshëm unë, kjo ndeshje është si një finale e Ligës së Kampionëve në vete. Shoh një lojë shumë atraktive me shumë gola”, ka thënë Ronaldinho./Telegrafi/