LAJMI I FUNDIT:

“Rock për Rock” thërret rockerët e rinj

“Rock për Rock” thërret rockerët e rinj

“Rock për Rock”, një organizim që përveç tjerash ka qëllim promovimin e muzikës rock dhe prezantimin e muzikantëve të rinj, tashmë ka lansuar thirrjen për edicionin e këtij viti.

Afati për paraqitje është deri më 15 maj. “Rock për Rock” edhe këtë edicion do të ruajë traditën dhe kriteri kryesor që bendet duhet të plotësojnë është paraqitja e dy kompozimeve origjinale, të cilave duhet t’i bashkëngjitin edhe incizim demo. Ndërsa kushti tjetër është që të performojnë “live”.

Shkëlzen Veseli, njëri nga organizatorët e koncertit “Rock për Rock”, ka thënë se çdo vit pjesë e këtij koncerti bëhen rreth dhjetë rock bende. Vitin e kaluar morën pjesë nëntë, derisa fitues ishte bendi nga Shkodra “IndigoS”. Ashtu siç është traditë e këtij koncerti, bendi fitues rikthehet për një performancë në edicionin e ardhshëm.


“Fituesit zakonisht janë shpërblyer gjatë viteve, me incizime, videospote dhe të tjera. Këtë vit kushtet financiare janë më të dobëta se viteve të kaluara”, ka thënë Veseli, transmeton koha.net.

“Deri më tani nuk na ka përkrahur pothuajse askush nga institucionet. Mirëpo kemi marrë premtime se Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës do të na përkrahin”, ka shtuar Veseli, tek ka treguar se “Rock…” do të mbahet në pjesën e dytë të muajit qershor.

Ashtu si viteve të kaluara, nikoqir i këtij koncerti do të jetë teatri “ODA”. Por për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Veseli ka thënë se mund të mos jenë në gjendje që të sjellin ndonjë risi për publikun. Ai ka thënë se janë në bisedime me disa grupe të huaja, por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Është një rock bend nga Dubai i cili ka shprehur dëshirën të vijë në Kosovë. Por imagjinoni pesë veta, do të ishte një shpenzim i madh. Njëherë është tek faza e parë e paraqitjes. Kur të përfundojë kjo do të dimë më saktë se ku jemi dhe çfarë do të mund të bëjmë”, ka thënë Veseli.

Në edicionin e kaluar, përveç “Indigos”, nga Shqipëria, ishte dhe bendi “C.O.D.Y”. “New Age Rock” nga Theranda ishte një prej grupeve në listën e pjesëmarrësve në edicionin e kaluar të “Rock…” Nga Theranda vitin e kaluar në garë ishte edhe bendi “0 Pozitive”. Kryeqyteti u përfaqësua nga bendet “Farisson” dhe “Krieg”, derisa nga Mitrovica ishte bendi “Jutbina”. Ndërsa për herë të parë në skenën e këtij koncerti ishte ngjitur një bend nga Maqedonia. “Knights Of Honor” nga Shkupi ishte risia e vitit të kaluar.

Sponsorë medialë të edicionit të katërmbëdhjetë të koncertit “Rock për rock” janë “Koha Ditore” dhe KTV. /koha.net/

Në trend Magazina

Më shumë
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit

“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit

Magazina
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Magazina
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj

Magazina
Kalo në kategori