LAJMI I FUNDIT:

Roboti për kirurgji të syve u ndërtua për të operuar me precizitet më të lartë

Roboti për kirurgji të syve u ndërtua për të operuar me precizitet më të lartë

Roboti i ri i mençur për kirurgji të syrit është ndërtuar nga shkencëtari Thijs Meenink. Roboti i quajtur The Eye RHAS do të mundësoj operimin e retinës dhe trupit të qelqtë me lehtësi dhe precizitet më të lartë.

Roboti përbëhet prej dy palë dorëzash kontrolluese. Oftalmologu i kontrollon dy dorëzat kontrolluese. Ndërsa dorëzat dytësore kontrolluese i kopjojnë lëvizjet e oftalmologut dhe e kryejnë operacionin.

Në operimet e syrit nevojitet precizitet i madh, e për ta arritur këtë, sistemi është në gjendje ti eliminoj dridhjet e duarve të mjekut si dhe ti kufizoj lëvizjet që mund ti bëjnë gishtat e mjekut. Kjo nënkupton që lëvizjet e mëdha që mjeku mund ti bëjë roboti i amortizon për ti ikur ndonjë dëmtimi eventual.
Sistemi i ri mund të çoj në hap tjetër të avancimit të mikro-kirurgjisë së syrit, si dhe të çoj në zhvillimin e procedurave të reja dhe më precize. Sistemi është i gatshëm, por Meenink nga Universiteti i Teknologjisë në Eindhoven/Holandë, mëton që sistemin ta optimalizojë edhe më tepër. Pas mbrojtjes së tezës për funksionin e robotit të tij, ai shpreson që tutje ta hulumtoj anën komerciale për lansimin e këtij produkti. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori