LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në mbështetje të vajzave nga Afganistani, që ndihmojnë vendin në luftën kundër COVID-19

Rita Ora në mbështetje të vajzave nga Afganistani, që ndihmojnë vendin në luftën kundër COVID-19
Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër më me trend në skenën ndërkombëtare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar miliona ndjekës, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Por, në një postim të fundit ajo ka mahnitur me dukjen, teksa ka vendosur të vishet me një xhaketë dhe pantallona të thjeshta.


https://www.instagram.com/p/CGNGMLjjpdP/

Përkundër imazheve, ajo ka inkurajuar fansat që të shohin vajzat nga Afganistani, të cilat po ndihmojnë vendin në luftën kundër COVID-19.

“Shikoni në Instastory për punën e mrekullueshme të vajzave të reja nga Afganistani, të cilat po ndihmojnë vendin të trajtojnë pandeminë coronavirus”, ka shkruar ajo në përshkrim.

https://www.instagram.com/p/CGIjuNHDd1V/

Po ashtu, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave”, Rita ka shpërndarë një mesazh motivues edhe për vajzat shqiptare. /Telegrafi/