LAJMI I FUNDIT:

Rita: Isha e shkatërruar nga ndarja prej Calvin Harris

Rita: Isha e shkatërruar nga ndarja prej Calvin Harris

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për vështirësitë kur Calvin Harris papritur i dha fund lidhjes njëvjeçare me të.

Pas ndarjes ajo shijoi momente të bukura me Richard Hilfigerin, por në një intervistë për revistën “Wonderland”, Rita ka thënë se ishte e shkatërruar plotësisht nga ndarja me DJ skocez.

“Në atë kohë doja të zvarritesha në krevat dhe të vdisja. Por nga vetja nxora më të mirën, po mbijetoj”, ka thënë Rita.

Rita, e cila u nda nga krijuesi i hitit “I Need Your Love”, u nda në qershor të vitit 2014, ka punuar me ish të dashurin e saj për albumin e ri që do të publikohet në fund të këtij viti.


“Pash dritë në fund të tunelit dhe doja të ndryshoja ritmin e gjithë albumit”, ka shtuar ajo.

“Albumi kishte të bënte për dashurinë sepse edhe ashtu ishte, por pastaj nuk ndihesha ashtu”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Kalo në kategori