LAJMI I FUNDIT:

Rita: Gyllenhaal ka një trup fantastik (Foto)

Rita: Gyllenhaal ka një trup fantastik (Foto)

Rita Ora është pjesë e filmit “Southpaw”, në të cilin luan përkrah Jake Gyllenhaal dhe Rachel McAdams.

Duke folur për E! Online, shqiptarja i ka përshkruar xhirimet si një eksperiencë shumë e mirë dhe se ka mësuar shumë, transmeton koha.net.

Filmi ka të bëjë me jetën e një boksieri profesional, i cili ka probleme me varshmëri ndaj drogës dhe Rita ka treguar se është e mahnitshme të shohësh si interpretohet jeta e dikujt.


Ajo ka folur edhe për aktorin kryesor Gyllenhaal dhe e ka lavdëruar trupin e tij.

jake

“Ai ka një trup fantastik dhe kjo është e tëra që do të them që të mos kem probleme”, është shprehur këngëtarja.

Filmi “Southpaw” pritet të shfaqet në Amerikë në fund të korrikut. /Telegrafi/