LAJMI I FUNDIT:

Rita dëshiron që X Factor e The Voice “të luftojnë” për të

Rita dëshiron që X Factor e The Voice “të luftojnë” për të

Rita Ora dëshiron që producentët e X Factor dhe The Voice, të “luftojnë” për ta pasur atë në jurinë e spektakleve të tyre.

“Shpresoj që ata të vazhdojnë të luftojnë për mua. Nuk më intereson ajo pjesë fare e madje nuk e di as se çfarë po ndodh mirëpo më pëlqen”.

“Unë e kam ndarë mendjen e ajo është që të fokusohem në regjistrimin e albumit më të ri. E për këtë gjë nuk kam filluar as të diskutoj”, ka thënë 25 vjeçarja.

Është duke u përfolur se Rita nuk do të jetë më pjesë e X Factor, edhe pse konkurrentja e saj këtë vit ishte shpallur si fituesja e këtij spektakli.