Ringjallja e humanistes
E njohur si humaniste dhe kontribuuese e gjithë njerëzimit, pa dallim feje dhe race, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, me portretin e saj engjëllor, u ringjall në shumë punime të artistëve Kosovar, të ekspozuar para disa ditësh në Galerinë Kombëtare në Prishtinë. Ekspozita dedikohej me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së humanistes së madhe, jetës dhe veprës së saj. Ajo në këtë ekspozitë na u ringjall, pa ndonjë buzëqeshje të lehtë, por me një dhembshuri të madhe për njerëzimin, dhe gjithë vuajtjet që i ka njerëzimi, pothuajse ajo i mbante në shpirtin e saj, duke i pastruar me një shpresë dhe optimizëm të lartë hyjnor. Ajo sikurse ka zbrit nga qielli për të na dërguar dritën, i ngjan Prometheut të lidhur, por humanistja shkoj e pa dënuar, sepse dënimi nuk ka arsye të puqet me humanisten. Solli dritën e lumturisë, njerëzve u qartësoj rrugën e drejtë përmes zjarrit të saj të lodhur nga hyjnitë, vetëm e vetëm për t’ua qartësuar njerëzve vlerat reale.
Piktorët, skulptorët, e grafistët tanë, e paraqiten Nënën e njerëzimit ose ikonën e madhe nëpërmjet artit të tyre premtues dhe shpresues. Në secilin punim, dominonte ajo dhembshuri e madhe për njerëzit, shpresa për të ndriçuar botën me të bukurën, çlirimin nga e keqja, dhe e tëra kjo vinte përmes portretit klasik të tyre, moderniteti nuk vërehej shumë, ikona paraqitej ashtu si është, në forma shablloni, nuk na vinte ashtu si e shohin artistët, por vetëm nëpërmjet portretit të saj zbutës, ashtu si ishte. Një numër i vogël i artistëve e ka paraqitur ashtu siç e ndjenjë, dhe kanë fituar shpërblimin. Komisioni i përzgjedhur prej tre anëtarëve, nga Valbona Rexhepi, piktore dhe profesor në Akademinë e Arteve , Isa Alimusaj, piktor dhe profesor në Akademinë e Arteve dhe kritiku Mustaf Ferizi, kanë përzgjedhur tre punimet më të mira, dy piktura dhe një skulpturë. Tre çmimet në vlerën prej 1.000 €.
Me një surealizëm të thellë, ajo buzëqesh në pikturën e krijuesit Agron Bytyçit – fituesit të shpërblimit. Duart i ka të vendosura mu sikurse Mona Liza e Da Vincit, me një buzëqeshje të lehtë, ajo na fton në optimizmin e saj absolut, dhimbjen e zëvendëson me instrument gëzimi. Ajo në këtë punim është e gjallë, dhe në duart saja të mëdha, që simbolizojnë sakrificën e pashtershme, ajo mban kryqin. Ndërkaq, tek krijuesit Ilir Balaj&Burim Canolli njëherësh fituesit e shpërblimit, përmes artit postmodern, Nëna Terezë, ka ikur nga qenia e saj, dhe shpirti i saj është kthyer tek ne me duar hapur, duke na treguar një botë ideale të pasur me ngjyra të ndezura, të çiltra, me vija të ndryshme. Ajo sikurse na thërret dhe kërkon më shumë humanitet nga ne, të jetojmë së bashku sepse kështu jemi më të fortë. Edhe pse shpirti është individual, duhet të jetojë në shoqëri. Ndërsa, tek fituesi tjetër Liridon Mula, Nëna e botës, numëron tespitë me ngjyrë të kuqe. Veprimi i saj është i vendosur në atë çfarë është duke bërë, dhe kjo na shfaqet nëpërmjet syve të saj engjëllor, ajo në fytyrë nuk ka buzëqeshje, por është e mbuluar me siguri të plotë, pa ndonjë dyshim në veprim, ajo na shikon drejt e në sy, duke na treguar se kjo botë është e të gjithëve pa dallim feje e race.
Në një thellësi, ajo shkon drejt një horizonti të ndriçuar i cili e pret me buzëqeshje të madhe. Përveç këtyre katër artistëve, në këtë ekspozitë kishte punime mjaftë interesante, por rrallë kush shkëputej nga portreti- shabllon i ikonës Terezë. Ngase ne si artist, duhet ta paraqesim në mënyrën tonë të përkryer. Tek artistja e re Adriana Sejdaj, skulpturat e saja janë të mbështjellura me një litar dhe të vendosura në pozita të ndryshme. Këtu, artistja në mënyrë origjinale të saj e paraqet ikonën, përmes një arti absurd, dhe ky punim nuk është aspak statik, por dinamik dhe lëvizës. Nëna i flet fëmijëve të saj, sikurse Jezu Krishtit apostujve. Po ashtu edhe krijuesi Ismet Fazliu, Nënën e madhe, e paraqet vërtet të madhe, dhe këtë e dëshmon me dimensionet e mëdha të pikturës, dhe aq sa është e madhe, ajo në të njëjtën kohë është e kapluar me dhembje, dhe kjo na vjen përmes shikimit të saj dhe rrudhave të theksuara në plan të parë. Duart i ka të vendosura në mjekër dhe është e thelluar në mendime, ajo po mendon, dhe është bërë një gravitet i madh humanizmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës