LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i xhinseve të bardha

Rikthimi i xhinseve të bardha

Kush nuk i ka pasur një palë xhinse të bardha në fillim të viteve ’90? Po pastaj pse nuk iu kthyet më? Sepse dolën nga moda? Apo edhe sepse trupi nuk jua lejon?

Në të vërtetë, këtë të dytën nuk keni pse e keni frikë, me prerje të ndryshme, xhinset, edhe të bardha, mund të jenë një aleat i mirë për stilin tuaj veror.

Ngelet argumenti modë. Xhinset e bardha i kemi parë që nga Jane Birkin te Miranda Kerr, por vitet e fundit duket sikur e bardha është zbehur dhe është bërë e padukshme në listën e tendencave, por tani hapa të rinj po hidhen, pikërisht në mjedise ku vendosen trendet.


Modelja Doutzen Kroes ka mbërritur në aeroportin e Kanës pak ditë më parë pikërisht me xhinse të bardha, atlete dhe një stil të viteve 80’ta. A nuk ia keni zili veshjen që bërtet komfort në çdo cm?

Kate Middleton
Kloe Kardashian
Fergie
Rosie Huntington-Whitele
Alessandra Ambrosio
Alexa Chung
Miranda Kerr
Cameron Diaz
Kim Kardashian