LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në ring Tefik Bajrami

Rikthehet në ring Tefik Bajrami

Tefik ‘Uragan’ Bajrami do të marrë pjesë në turneun e boksit në kategorinë e rëndë që do të mbahet më 13 prill në Paris, e që organizohet nga organizata “Bigger’s Better”.

Turneu që do të transmetohet në televizionin sportiv europian Eurosport pritet ta shohë për protagonist shqiptarin e jashtëzakonshëm që tash së fundmi u inkuadrua në boksin profesionist.

Tefik Bajrami përndryshe do të boksojë edhe para publikut vendas, më 14 korrik në Podujevë. /Telegrafi/