LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ribashkohet me Drake

Rihanna ribashkohet me Drake

Në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje, të paktën ende jo, por për një projekt të ri muzikor.

Artistja nga Barbados është parë në New York teksa kishte marrë rrugën për në studion muzikore, ndërsa flokët e saj ishin ndryshe nga disa net më parë kur ishte në “Met Gala”.

Më vonë i është bashkuar edhe Drake, reperi që kohë më parë pati pranuar që ende mendon për Rihanna-n.


“Kemi kaluar kohë të mira së bashku, vazhdoj të mendoj ndonjëherë për periudhën kur kemi qenë bashkë, por tashmë gjithçka ka mbaruar”, pati thënë Drake, që tashmë është cituar se nuk pretendon të ketë një tjetër lidhje me Rihanna-n.

Ndërkohë, Rihanna është duke punuar për albumin e tetë që pritet të publikohet këtë vit. Ajo ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime tjera. Rihanna, kur ishte fotografuar mbrëmjen e së enjtes, kishte ndryshuar edhe modelin e flokëve. / Top Channel