LAJMI I FUNDIT:

Rihanna, drejtoreshë kreative në Puma

Rihanna,  drejtoreshë kreative në Puma

Këngëtarja caktohet në një pozicion të ri drejtues për një linjë veshjesh.

Rihanna sapo është emëruar drejtoresha krijuese e markës së veshjeve sportive, Puma. 26-vjeçarja do të mbikëqyrë linjën e veshjeve për gra, veshje dhe këpucë, gjatë "partneritetit disa vjeçar".

Ajo, do të jetë gjithashtu pjesë e fushatës publicitare të vitit 2015 dhe do të jetë një nga ambasadoret, përkrah Usain Bolt dhe Sergio Aguero.


Sipas deklaratës për shtyp, Rihanna do të punojë me PUMA-n për të dizajnuar dhe ndryshuar stilet klasike të Puma-s, si dhe për të krijuar stile të reja për t’ju shtuar portofolit të produktit.

“Rihanna ishte një zgjidhje e natyrshme për ne. Profili i saj global, karizma, individualiteti dhe ambicia – të gjitha këto e bëjnë atë një ambasadore të përkryer të brendit tonë”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Pumas”. /Telegrafi/