LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dështon të lë mbresa

Rihanna dështon të lë mbresa

Se askush nuk është i përsosur në përzgjedhjen e veshjeve, ka dëshmuar edhe paraqitja e Rihannas në promovimin e parfumit të saj “Reb’l Fleur”.

Këngëtarja është paraqitur me një stil jo glamuroz duke i ngjarë ndonjë protagonisti nga filmat e animuar.

Kritikët e modës kanë mbetur të shokuar me dukjen e Rihannas pas shfaqjes së saj në dyqanin “House of Fraser” në rrugën Oxford në Londër.

Megjithatë, fansave as që u ka rënë në sy veshja e idhullit të tyre. 400 sosh e kanë blerë parfumin e Rihannas dhe kanë shfrytëzuar rastin që të qëndrojnë pranë saj. /Telegrafi/