LAJMI I FUNDIT:

Rice kritikon Putinin për përqendrim të pushtetit

Rice kritikon Putinin për përqendrim të pushtetit

Sekretarja amerikane, Condoleezza Rice, kritikoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për përqendrim të pushtetit të madh në Kremlin. Sekretarja Rice i tha gazetarëve të shtunën në Moskë se, pushteti i cilido president, mund të pengojë zhvillimet demokratike.

Ajo tha se i ka informuar zyrtarët rusë se të gjithë kanë dyshime rreth pavarësisë së plotë të sistemit të drejtësisë në Rusi.

Rice u takua me aktivistë të të drejtave të njeriut, për të dëgjuar vlerësimet e tyre rreth gjendjes së lirisë në Rusi. Ajo i inkurajoi ata të ndërtojnë institucione demokratike për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve arbitrare të shtetit.

Përpara përfundimit të vizitës dyditore ne Rusi, Rice dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, u takuan gjithashtu me kryeministrin, Viktor Zubkov, për bisedime rreth marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke përfshirë kërkesën e Rusisë për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. /VoA/


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori