LAJMI I FUNDIT:

Rezonanca mikrovalore

Rezonanca mikrovalore

Rezonanca mikrovalore, tani aplikohet me sukses edhe në Kosovë. Duke u bazuar në sukseset e kësaj metode të re, rezonanca mikrovalore, mund të jetë një nga metodat më të suksesshme të këtij mileniumi.

Dr.Rabit Sadiku,PhD
akupunkturolog
www.aku-center.com

Kërkimet e filluara në vitet e 60-ta, të shekullit XX-të, të inspiruara nga ideja e shkencëtarit britanikë Frelit, për ekscitimet koherente në sistemet biologjike, hapen mundësinë e aplikimit të valëve EM të diapazonit (frekuencat 30-300Ghz), gjatësi valore 1-10mm dhe intensitet subtermal 10-3 –10-9 w/cm2 për qëllime të biomjekësisë.

Duke gjetur terapinë me rezonancë mikrovalore, shkencëtarët e ish-Bashkimit Sovjetik, Sitko dhe Horkov, pohuan në fillim të viteve 80-ta se, sistemi i akupunkturës është strukturë dinamike dhe diferencuse në vendet me maksimum tredimensional në valët e qëndrueshme, që u formuan si rezultat i refleksionit të ekscitimit të molekulave, njësive të membranës dhe proteinave mikrovalëve koherente. Gjithashtu kërkimet tjera treguan se diferencimi i joneve interqelizore të GJ kanaleve( ku dendësia është më e madhe në pikat dhe kanalet e akupunkturës), është më e ndjeshme në ndryshimet e fushës elektro-magnetike.


Në këtë kontekst duhet kërkuar sqarimet e efikasitetit të kësaj metode jo invazive, profilaktike dhe terapeutike. Disa çrregullime në organizëm sjellin deri te deformimet në strukturën e fushës elektromagnetike të organizmit në diapazonin mikrovalorë (MV), që ndikon në një ndryshim të konsiderueshëm të sistemit të akupunkturës, frekuencat e rezonancës në kanale dhe si pasojë e gjithë kësaj, vjen deri te sëmundja. Janë bërë shumë hulumtime që kane treguar për suksesin klinik të rezonancës mikrovalore(RMV). Janë trajtuar mbi 600.000 pacientë në më shumë se 1500 kabinete të rezonancës mikrovalore dhe me patologji të ndryshme.

Në Simpoziumin e 39-të Ndërkombëtar për Inovacione, Kërkime për Teknologji të reja, në Bruksel, më 1990, Sitko dhe bashkëpunëtorët marrin medaljen e artë, ndërsa RMV dëshmohet si perspektivë dhe metodë e shkëlqyer e shërimit.

Metodologjia e terapisë me rezonancë mikrovalore (RMV)
Përparësia e RMV e cila ka shumë sinonime: terapia e valëve informative (TVI), valë të shkurta (VSH) dhe milimetrike (MM), është se ka veprim jo medikamentoz, pa efekte negative, pa kontakt, me çka s’ka mundësi infeksioni. Përparësia tjetër është profilaksa, diagnostifikimi dhe veprimi terapeutik. Mundësia që njëkohësisht të zgjedhë problemin kryesor dhe patologjinë përcjellëse. Gjithashtu mund të shfrytëzohet si monoterapi, kombinim me metodat konvencionale dhe me ato tradicionale. Tregon një efikasitet të lartë dhe është ekonomike, duke e shkurtuar periodën e shërimit prej 1.5 deri 2 herë, krahasuar me metodat tjera shëruese, duke mundësuar zvogëlimin e preparateve tjera farmako-terapeutike.

Puna me aparat për Rezonancë Mikrovalore (RMV) u lejohet vetëm atyre që kanë kaluar instruksionet e punës dhe njohuritë teknike për aparatin e RMV. Para punës së RMV, është i domosdoshëm testimi i gjendjes funksionale të pacientit. Diagnostikimi i saktë dhe metodat e mjekimit me RMV duke respektuar qëndrimet në refleksoterapi si dhe specifikat e veçanta të organizmit të pacientit. RMV mund të aplikohet në stacionare, ambulanca, kabinete private dhe në kushte shtëpiake. Kërkimet treguan se efikasiteti i RMV nuk varet nga vendi i mjekimit me këtë terapi.

Para trajtimit me RMV pacientin duhet liruar nga veshja e tepërt dhe duhet vendosur në një vend të përshtatshëm, në pozitë të mirë (ulur apo shtrirë).Vendi ku pacienti ndodhet duhet të jetë i ngrohur, i freskët, ventiluar, ndriçuar dhe të jetë komfor për pacientin. Para fillimit të punës, aparatin duhet dezinfektuar me peroksid hidrogjeni apo alkool. Pasi të bëjmë zgjedhjen e metodës së punës në trupin e pacientit, zgjidhen pikat e para të akupunkturës me çka fillon edhe mjekimi, duke ofruar sondën 2-3 mm (apo deri 10mm) afër lëkurës. Aparati fiksohet në pikën e kërkuar dhe me ndërprerës, ndizet aparati. Pas mbarimit të terapisë, aparati fiket, me çka vërehet në pikën e gjeneratorit. Pas pikës së parë vazhdohet me piken e dytë dhe kështu deri në mbarimin e terapisë.

Zgjedhja e pikave bëhet në bazë të përvojës së fituar të mjekut specialist për RMV. Gjatë aplikimit të RMV, mjeku mund të ndryshoj ekspozimin, varësisht nga gjinia e pacientit, mosha, procesi patologjik si dhe nga reagimi individual i pacientit.

Rezonanca mikrovalore (RMV) aplikohet me sukses tek ne për disa vite. Shumë pacientë e përqafuan këtë metodë. Duke u bazuar në sukseset e kësaj metode të re në Kosovë, shpresojmë dhe mund të themi se rezonanca mikrovalore do të jetë një nga metodat më të suksesshme të këtij mileniumi.


Pamja e përparme

1. Çrregullimet pulmonare
2. Gastritisi
3. Sëmundjet e mëlçisë
4. Sëmundjet e udhëzës
5. Abnormalitetet e zorrës së hollë
6. Abnormalititet e zorrës së trashë
7. Sëmundjet e veshkave
8. Ndryshimet ne artikulacionet e ijëve(legenit)
9. Ndryshimet në artikulacionet e gjunjëve
10. Sëmundjet e traktit urinar
11. Sindroma e stenokardisë
12. Insuficienca kardiologjike
13. Iskemia kardiale
14. Sëmundjet e shpretkës
15. Abnormaliti i pankreasit
16. Sëmundjet e prostatës, traktit urinar
17. Abnormaliti i colonit sigmoid
18. Sëmundjet seksuale
19. Zvogëlimi i funksionin digjestiv
20. Sëmundjet në sferën seksuale
21. Humbja e mrehtësis vizuale
22. Sëmundjet e stomakut


Pamja e pasme

1. Osteohondrosa cervicale dhe e boshtit kurrizor
2. Abnormaliti kardiak
3. Sëmundjet e pankreasit
4. Ulqera e stomakut
5. Abnormaliti i pankreasit
6. Sëmundjet e stomakut
7. Abnormaliti i zorrës së trashë
8. Sëmundjet e veshkave
9. Çrregullimet seksuale
10. Ndryshimet në artikulacioneve te legenit
11. Abnormaliti i uretrit
12. Sëmundjet e traktit urinar
13. Sëmundja e idhëzës
14. Sëmundjet e “bile duct “
15. Çrregullimet pulmonare
16. Sëmundjet e mëlçisë
17. Sëmundjet e gjëndrës adrenaline
18. Abnormaliti i zorrës së hollë
19. Sëmundjet organike të pelvikut të vogël
20. Ndryshimet në artikulacionet e gjunjëve
21. Pakësimi i nyejve të ligament. të gjurit
22. Abnormaliti i rektumit

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori