Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sonte Rezolutën për dialog, e propozuar nga PSD-ja.
Projekt-Rezolutë mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Nëpërmjet kësaj shkrese përcjellëse, në emër të deputetëve nënshkrues, Partitë Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës: Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, janë pajtuar për tekstin e Rezolutës të proceduar me 20 korrik 2018.
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të neneve 6. 1 dhe 52.2 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e Seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 15 dhjetor 2018, me propozimin e Grupit Partisë Socialdemokrate, miraton këtë:
R E Z O L U T Ë
MBI PROCESIN E DIALOGUT PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SERBISË
PARIMET E MARRËVESHJES SË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE
Procesi i Dialogut dhe i bisedimeve kuptohet mënyrë efikase dhe e vetme për arritje të marrëveshjeve të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ndërkombëtarisht të pranueshme dhe ligjërisht të obligueshme mes dy shteteve fqinje: Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë, Procesi i Dialogut do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në:
Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces;
Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)
Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian dhe në NATO
PËRKUFIZIMI DHE KORNIZA E DIALOGUT
Kuvendi i Republikës së Kosovës konsideron se, për qytetarët dhe përfaqësuesit politikë të Republikës së Kosovës, janë tri çështje fundamentale që e formësojnë kornizën, përmbajtjen dhe karakterin e Procesit të Dialogut dhe të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të dala nga ai:
Integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit të Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar shtetëror i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.
Interesi strategjik i shtetit të Kosovës.
Republika e Kosovës synon të zhvillojë dhe mirëmbajë fqinjësi të mirë, të anëtarësohet në Aleancën e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të përkrahë një proces të bisedimeve i cili do ta kontestojë apo relativizojë këtë interes strategjik të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Republika e Kosovës është rregullim shtetëror i demokracisë parlamentare dhe i shoqërisë sekulare brenda traditës multi-kulturore.
Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të përkrahë një proces të bisedimeve i cili nuk i përfillë dhe i konteston këto fundamente strukturore dhe identitare të shtetit të Kosovës.
III. PLATFORMA DHE LIGJI PËR PROCESIN E DIALOGUT
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazhohet për arritjen e një konsensusi sa më të gjerë ndërmjet përfaqësuesve politikë, shoqërisë civile dhe qytetarëve të vendit për Procesin e Dialogut.
Procesi i arritjes së këtij koncensusi do të zhvillohet përmes hartimit të Platformës së Dialogut, dokument i cili do të përmbajë dhe interpretojë parimet themeltare dhe pozicionet shtetërore mbi të cilat do të zhvillohet dialogu Kosovë – Serbi.
Po ashtu, Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta votojë Ligjin për Dialogun me të cilin do të sigurohet vlefshmëria juridike dhe sanksionimi ligjor i përmbajtjes së Platformës së Dialogut dhe të përgjegjësive të përfaqësuesve të Delegacionit Shtetëror.
Në përpjekje për ta promovuar baraspeshën ndër-partiake me qëllim të arritjes së koncensusit sa më të gjerë politik, Platforma për Dialogun do të hartohet nga një grup i kryesuar nga një përfaqësues i opozitës parlamentare, pjesëmarrëse në Procesin e Dialogut.
Komisioni për Hartimin e Platformës së Dialogut do të formohet dhe përbëhet nga anëtarët e Delegacionit Shtetëror, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e shoqërisë civile, të votuar paraprakisht me procedurë parlamentare për anëtar të Delegacionit.
Afatet për Hartimin dhe Funksionalizimin e Platformës dhe Ligjit për Dialogun
Delegacioni Shtetëror do të obligohet që brenda afatit 30 ditësh nga themelimi dhe funksionalizimi i tij, t’ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës projekt-dokumentet si në vijim:
Projekt-Platformën e Dialogut ku do të saktësohen të gjitha parimet udhëheqëse mbi të cilat Delegacioni Shtetëror do ta përfaqësojë Republikës e Kosovës në procesin e Dialogut;
Projekt-Ligjin mbi Dialogun me të cilin do të definohen dhe saktësohen kompetencat, përgjegjësitë dhe fusha e veprimit të Delegacionit Shtetëror dhe të përfaqësuesve të tij në Procesin e Dialogut.
DELEGACIONI SHTETËROR: STRUKTURA, MANDATI, FUNKSIONIMI DHE MBIKËQYRJA
Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta votojë dhe mandatojë një Delegacion Shtetëror i cili do të jetë entiteti/organi i vetëm i autorizuar për t’u angazhuar në Procesin e Dialogut.
Delegacioni Shtetëror do ta mbajë të drejtën ekskluzive të komunikimit dhe të interpretimit publik të procedimeve, përmbajtjes dhe arritjeve në Procesin e Dialogut.
Delegacioni Shtetëror i ka 11 anëtarë, prej të cilëve 6 (gjashtë) do të jenë nga partitë e koalicionit qeveritar, 4 (katër) nga partitë opozitare, dhe 1 (një) përfaqësues i Shoqërisë civile. Delegacioni do të bashkë-drejtohet barabarësisht prej 2 (dy) përfaqësuesve, njëri nga nga radhët e opozitës parlamentare dhe tjetri nga koalicionit qeveritar. Të dy bashkëdrejtuesit do të votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës së bashku me delegacionin shtetëror.
Po ashtu, duke synuar përfaqësimin sa më të gjerë dhe të barabartë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, një përfaqësues nga shoqëria civile do të jetë anëtar i rregullt i Delegacionit Shtetëror.
Delegacioni Shtetëror do të përbëhet nga këta përfaqësues politikë të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Shpend Ahmeti (PSD), Fatmir Limaj (NISMA), bashkëdrejtues
Enver Hoxhaj (PDK), anëtar
Avni Arifi (AAK), anëtar
Behgjet Pacolli (AKR), anëtar
Visar Ymeri (PSD/vend i rezervuar për opozitën), anëtar
Dukagjin Gorani (PSD/ vend i rezervuar për opozitën), anëtar
Mahir Jagcilar (Grupi 6+), anëtar
Dardan Gashi (zv/KM), anëtar
Një anëtar nga Shoqëria Civile
Udhëheqja dhe Mbikëqyrja Proporcionale
Komisionet punuese përbëjnë bërthamën e Delegacionit Shtetëror. Pavarësisht numrit të tyre, udhëheqja profesionale dhe mbikëqyrja politike do të shpërndahet barabarësisht (50/50) mes përfaqësuesve të subjekteve pjesëmarrëse të pushtetit dhe opozitës.
Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të Dialogut
Delegacioni Shtetëror do të raportojë në mënyrë të rregullt rreth ecurisë së procesit të dialogut para Komisionit për Mbikëqyrjen e Dialogut.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Dialogut do të themelohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ai do të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha subjekteve parlamentare dhe do të plotësohet me anëtarë të përzgjedhur nga shoqëria civile.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Dialogut do të udhëhiqet nga një përfaqësues i partive opozitare, pjesëmarrëse në procesin e Dialogut.
Vendimmarrja në Delegacionin Shtetëror
Vendimet në Delegacionin Shtetëror do të jenë koncensuale. Këtu, me koncensus do të nënkuptohet procedura e arritjes së pajtimit të njëzëshëm/unanim të të gjithë përfaqësuesve të subjekteve pjesëmarrëse në procesin e Dialogut.
ROLI QENDROR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË PROCESIN E DIALOGUT
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbanë rol qendror në procesin e Dialogut.
Delegacioni shtetëror, i vtuar dhe i mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka të drejtë dhe mbanë përgjegjësi të negociimit dhe arritjes së marrëveshjes gjatë procesit të Dialogut.
Mandati i liderëve institucionalë të Republikës së Kosovës në proces të Dialogut do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çdo veprim i tyre përtej mandatit të saktësuar me Kushtetutë do të konsiderohet i pavlefshëm dhe do të përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës.
Mandati i përfaqësuesve të tjerë në Delegacionin Shtetëror do të jetë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e mbarështruara në Platformën dhe Ligjin për Dialogun. Çdo veprim i tyre përtej këtyre kompetencave do të konsiderohet i pavlefshëm dhe do të përbëjën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja përfundimtare e cila mund të arrihet në procesin e Dialogut do t’i nënshtrohet një Referendumi Konsultativ para se të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Çfarëdo veprimi të institucioneve të Republikës së Kosovës në raport me Republikën e Serbisë duhet të bashkërendohen dhe të miratohen dyanshëm ne mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit shtetëror.
Marrëveshja përfundimtare e cila mund të arrihet në procesin e Dialogut do të konsiderohet e vlefshme vetëm pas ratifikimit të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës sipas procedurës kushtetuese për ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?