LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta 1244 degradon pozitën e Kosovës

Rezoluta 1244 degradon pozitën e Kosovës

Klubi për Politike të Jashtme shpreh shqetësimin me rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi. KPJ konsideron se zhvillimet brenda këtij procesi po prodhojnë rezultate në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aspiratat shtetformuese të qytetareve të Kosovës.

“Gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për lëshime, si ajo e përfaqësimit rajonal përmes fusnotës, që si pikë reference ka rezolutën 1244, degradon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, paraqet kthim prapa në kohë dhe shënon regres në konsolidimin e shtetësisë. Për më tepër hap derën për njohjen e pozicionit kontestues serb ndaj pavarësisë se Kosovës si qëndrim legjitim brenda dialogut integrues evropian”, thuhet në kumtesën e Klubit.

KPJ konsideron se procesi i integrimeve evropiane duhet të shërbejë si nxitës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete te pavarura dhe të barabarta, e jo si proces që do të legjitimojë kontestimin e pavarësisë së Kosovës në marrëdhëniet mes Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori