LAJMI I FUNDIT:

Revolucion te Drenica

Revolucion te Drenica

Nuk ka dyshim se Drenica është skuadër e cila ka pësuar më së shumti ndryshime nga edicioni i kaluar pasi është larguar pothuaj një përbërje e plotë, ndërkohë që me të përfunduar edicioni i kaluar ndodhën risi të shumta edhe në kryesinë e klubit dhe shtabin teknik.

Skuadra mbeti pa futbollistë si: Bujar Tahiri, Feriz Bajraktari, Amir Rrahmani, Lorik Maxhuni, Berat Hyseni, Granit Çekaj, Emin Baliqi e Visar Shkupolli, të cilët nuk janë më pjesë e Drenicës dhe kjo gjithsesi mund të lërë pasojë në garat që e presin këtë skuadër, njofton Zëri.

Megjithatë, kryesia dhe kryetrajneri i ri po bëjnë çdo gjë që hapësira e krijuar të mbulohet dhe për këtë arsye kanë angazhuar futbollistë si Dukagjin Gashi, Fetah Ibrahimi, Qemail Elshani dhe Ismet Faka, të cilët kanë shprehur dëshirë që karrierën ta vazhdojnë në këtë skuadër.

Gjithashtu trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, ka thënë se është duke e kërkuar edhe një sulmues tjetër. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori