LAJMI I FUNDIT:

Retorika e opozitës për pozitën, në krizë

Arsyet e opozitës për pozitën ndonjëherë janë më shumë sesa të arsyeshme, ndonjëherë më pak të arsyeshme, e ndonjëherë fare edhe të paarsyeshme.

Raport-progreset e ndryshme të publikuara për Kosovën, qoftë nga Komisioni Europian, Departamenti Amerikan i Shtetit, organizatat internacionale, si dhe ato te vendit, përvitshëm vazhdojnë të bëjnë jehonë në Prishtinën zyrtare. E si të gjitha herët e tjera, pozita dhe opozita gëzohen nga këto raporte. E para gëzohet, sepse janë realizuar disa parime, ndërsa e dyta gëzohet, sepse nuk janë realizuar disa të tjera. E njëjta histori përsëritet çdo vit. Megjithatë, Kosova është në rrugën e duhur drejt integrimit evropian, një union i shumë etnive dhe nacionaliteteve. Kështu thuhet të paktën në Bruksel, por më shumë në Prishtinë.

Për shumë diplomatë evropianë, gota vazhdon të jetë gjysmë plotë. E kjo do të thotë në një mënyrë se vendi ka ende shumë punë për të bërë, meqë ka vite që kjo “gotë” parimesh vazhdon të qëndron në tavolinën e zyrave të ambasadorëve perëndimorë në kryeqytetin tonë, pa u mbushur. Duke u ballafaquar më këtë gjendje, nga ana tjetër shohim një betejë të pakompromist në mesin e klasës politike në Prishtinë, pozitë-opozitë, duke u sulmuar furishëm madje shpeshherë deri në ekstremitet. Shohim skenën politike të vendit të afektuar me sulme të pakursyera, madje aq të rënda sa qytetari i Kosovës vështirë i kapërdinë. Një zhargon ky, me mungesë të plotësishme të kulturës politike.


Pyetja lind: po a janë sulmet verbale të opozitës me këtë zhargon dhe konotacion të tillë ato që e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt “demokracisë”? Unë them që deri diku, sepse opozita është mësuar edhe me shkeljen e parimeve të firmosura nga vet ajo. Rastet janë të shumta. Sa e sa herë trazohet skena politike mu menjëherë pas konsolidimit të pozitës duke u kontestuar gjithnjë legjitimiteti i saj, ndërsa në anën tjetër, shpeshherë edhe mu këtyre kritikëve opozitarë iu vihet në pikëpyetje legjitimiteti si subjekte politike. Politika herë pas here shkel të kaluarën e saj, për të bërë atë që i intereson për momentin. E kjo nuk ndodh vetëm në Prishtinë, por edhe në kryeqytetet e mëdha europiane, atje ku trumbetohen më së shumti parimet dhe demokracia. Arsyet e opozitës për pozitën ndonjëherë janë më shumë sesa të arsyeshme, ndonjëherë më pak të arsyeshme, e ndonjëherë fare edhe të paarsyeshme.

Sulme ndërpartiake, fyerje ndërpersonale, e më pak kritika konstruktive dhe alternativa racionale, të tilla po përsëritën aq shumë, saqë tashmë janë bërë rutinë për çdokënd që dëgjon histori opozitarësh. Mënjanë nga kjo, çfarë kur qytetari i rëndomtë sot dëgjohet tek thotë së fatkeqësia më e madhe e Kosovës janë politikanët e saj? Këtë “të vërtetë” mund ta quajmë ndryshe edhe klishe mbi të cilën mbahet sistemi ynë politiko-ekonomiko-social.

Duke u kthyer vetëm pak në histori, rikujtojmë së Kosova ishte një lindje e vështirë dhe ne morëm mësime të rënda. Vendi ynë gjatë tërë historisë gjendej tërësisht nën komplotin e izolimit të kurdisur nga diplomacia famëkeqe serbe, gjë që edhe opinioni i gjerë ndërkombëtarë u nokautizua nga kjo lajthitje për shumë kohë, për të vërtetën e shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë kohë vuajtjesh, triumfoi realiteti që sot e kemi. Dëgjoj tek thuhet se Kosova ende sot nuk e ka atë që duhet pasur, mirëpo më e qëlluar do të ishte sikur të rikujtojnë se çështja do të ishte edhe më keq sikur të mos e kishim atë që sot e kemi.

Opozita është ajo që nuk duhet të dremis dhe të heshtë në vetëkënaqësi, kur përballë gjenden mu fusha të rrezikshme politike, të minuara në vend, qoftë në formën e problemeve të brendshme ose qoftë në formën e problemeve dypalëshe midis vendeve. Pra, opozita duhet të vazhdoj atë që unë e quaj politikë konstruktive e çmontimit, mirëpo që do të thotë t’i marrin problemet një nga një, duke kombinuar “pushtetin që u takon brenda suazave të parapara” me “mjetet klasike të diplomacisë”.

Në trend

Më shumë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit

Magazina
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Kalo në kategori