Në Cyrih, gjendet një lokal i veçantë – Restaurante Da Paulo. Pronari i tij, Pal Deda, një shqiptar nga Peja, ka krijuar një ambient të veçantë që shpërfaq një kombinim të shkëlqyer të mishit dhe pastave me një prekje shqiptare.
Restoranti është ndarë në dy pjesë, Stekhaus dhe Piceri, për të plotësuar preferencat e klientelës së ndryshme. Pjesa e Stekhaus ofron një përvojë të veçantë me mishin e gatuar në gur, duke e bërë atë një destinacion të përshtatshëm për festime dhe ngjarje të veçanta. Ky restorant është ndër të parët që ka filluar të gatuajë këtë lloj ushqimi. Ndërsa pjesa e Picerisë është një hapësirë më e lirë dhe e frekuentuar shpesh nga punëtorët. Restorant Da Paulo është jashtëzakonisht i njohur për pastat që prodhohen dhe gatuhen nga vetë kuzhinierët.
Pal Deda vlerëson shumë klientët e tij dhe ka krijuar një ambient mikpritës dhe të ngrohtë. Ai thekson se përgatitja e ushqimeve bëhet me një përkujdes maksimal dhe të specializuar, duke pasur një fokus të veçantë për pastat e prodhuara nga vetë ata. Kuzhinieri kryesor, Cosimo, është italian dhe ka eksperiencë në gatim të mishit dhe pastave.
“Së pari jam krenar që jam shqiptar. Padyshim nuk duhet harruar njerëzit që kontribuojnë në produktet shqiptare të Zvicrës, duke përmendur këtu Rexhep Berishën, i cili eksporton shumë produkte të Kosovës në diasporë dhe miku im tjetër, Kujtim Krasniqi, i cili ka bërë prodhimin e verës kualitative që quhet Anadrini”, thotë Deda
Restaurante Da Paulo ka arritur të bëjë emër në këtë qytet të madh të Zvicrës për shërbimin e shkëlqyer dhe cilësinë e ushqimit. Klientët janë përfaqësues të financave, policia dhe autoritetet lokale. Megjithatë, Deda thekson se çdo mysafir, falë përkushtimit të personelit, ndihet si në shtëpinë e tyre.
Rrugëtimi i Dedës drejt suksesit nuk ishte pa sfida. Me të mbërritur në Zvicër në vitin 2002, ai u përball me vështirësi për t’u akomoduar. Megjithatë, përmes punës së palodhur, këmbënguljes dhe mbështetjes së palëkundur të familjes dhe stafit të tij, ai ndërtoi një biznes të suksesshëm, që mishëron frymën e mikpritjes dhe krenarisë kulturore.
“Nuk është shumë e lehtë të kesh një biznes në Zvicër”, tregon Deda, “por falë familjes sime dhe mbështetjen e stafit tim të mrekullueshëm, më duhet ta them se pa ata nuk do të isha aty ku jam sot”.
Historia e Restaurante Da Paulo është një rrugëtim i suksesshëm dhe frymëzues. Nga fillimet e tij, si një i ri në Zvicër, deri te një nga restorantet më të preferuara në qytetin e Cyrihut, ky lokal shquhet për pasionin dhe kujdesin që i kushtohet çdo detaji. Është përvojë gastronomike dhe kulturore shqiptare, që ka shpërfaqur kualitetin dhe mikpritjen në zemër të Cyrihut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë