LAJMI I FUNDIT:

Reshje të mëdha bore në Japoninë veriore – disa aksidente, ndërprerje të shumta në trafikun ajror dhe hekurudhor

Reshje të mëdha bore në Japoninë veriore – disa aksidente, ndërprerje të shumta në trafikun ajror dhe hekurudhor

Një sasi e madhe bore ka rënë në Japoninë veriore të hënën, duke ndërprerë trafikun ajror dhe hekurudhor, me autoritetet e motit që paralajmëruan për më shumë stuhi, si dhe dallgë të larta për rajonin dhe gjithashtu disa pjesë lindore të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Japan Airlines Co. dhe All Nippon Airways Co. anuluan më shumë se 140 fluturime për dhe nga Hokkaido dhe gjetkë, ndërsa Hokkaido Railway Co pezulloi të gjitha lëvizjet e trenave për dhe nga stacioni JR Sapporo.

Kështu, më shumë se 970 lëvizje treni u pezulluan në Sapporo dhe zona të tjera të Hokkaido në mëngjes, duke përbërë mbi 70% të rreth 1,230 shërbimeve ditore të trenave mesatarisht në rajon.


Me zonat afër Sapporos ku pritet të bie borë deri në 50 centimetra deri të martën në mëngjes, mund të preken më shumë shërbime treni.

Kryeqyteti Hokkaido kishte parë reshje bore prej 11 centimetra në 24 orë deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, sipas Agjencisë Meteorologjike.

Si pasojë, njëri nga disa aksidentetet në trafik në të cilin janë përfshirë disa automjete ka ndodhur në autostradën Hakodate-Esashi në Hokuto, Hokkaido, ku shtatë persona janë dërguar me urgjencë në spital.

Njëri prej tyre dyshohet se ka vdekur, thanë punonjësit e shpëtimit lokal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori