LAJMI I FUNDIT:

Reprezentacioni i politikanëve të korruptuar

Popujt dhe shtetet e ndryshme të globit tonë përpos zhvillimeve të tyre ekonomike dhe demokratike më së shumti investojnë në sporte për të treguar vlera dhe për ta ngritur namin e tyre në nivel botëror. Fatkeqësisht shteti më i ri në botë Kosova ende nuk po mundet të marr pjesë në organizimet sportive dhe kulturore në nivel evropian dhe as atë botëror pasi që po e pengojnë shumë shtet të ndryshme të botës, të cilat janë në miqësi të mirë me Serbin. Me mijëra të rinj dhe të reja janë të ngulfatur dhe të bllokuar që talentet e tyre të i prezantojnë në shumë arena sportive dhe kulturore, pra thjeshtë është një vrasje politike që u bëhet të rinjve tanë për të treguar vlera dhe për ta përfaqësuar shtetin e tyre në arenat ndërkombëtare.

Që e gjitha të mos jetë e zezë për popullin e Kosovës u kujdesën politikanët tanë të kinse karrierës të cilët më në fund arritën që ta thyejnë akullin dhe të bëjnë një sensacion me përmasa botërore. E tëra filloi qysh pas luftës dhe pas çlirimit të Kosovës, politikanët tanë përvolën mëngët dhe filluan me trajnime e gara të ndryshme në nivel lokal dhe atë nacional që të jenë të gatshëm që pas njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri të marrin pjesë në një organizim të madh botëror atë të Olimpiadës së reprezentacioneve të politikanëve të korruptuar dhe hajnave.

Garat në nivel Kosove ishin të ashpra dhe të rrepta sidomos pas rishpalljes së pavarësisë, dhe për afër tre vite, reprezentacioni i Kosovës u përgatit dhe u forcua shumë në të gjitha sferat e parapara me rregulla olimpike, kështu që qysh para mbajtjes së olimpiadës, shumë njohës të mirë të korrupsionit dhe hajnive, Kosovën filluan ta shohin si një nderë favoritët kryesorë për të arritur në finale.


Pas të gjitha përgatitjeve ishte caktuar data e mbajtjes së Olimpiadës dhe atë fundin e dhjetorit 2010. Olimpiada mbahej në një shtet të quajtur Zanzibar diku në Afrikë, si një vend që i plotësonte që të gjitha kriteret për këtë eveniment dhe se atje koha ishte shumë më e nxehtë sesa në Evropë.

Hapja ishte madhështore ngase aty për herë të parë nuk merrnin pjesë vendet, pra shtetet demokratike ngase nuk ishin të ftuar pasi që nuk i plotësonin kriteret për pjesëmarrje, megjithatë merrnin pjesë afër 130 shtete nga të gjitha kontinentet e botës, stadiumi ishte i mbushur përplot dhe disi mund të vërehej se më së shumti shikues kishte nga Kosova. Shumë komentatorë kishin mbetur pa tekst duke ju referuar varfërisë në Kosovë. Nuk mund ta merrnin me mend se sa shumë përkrahës kishte ky reprezentacion i një vendi të vogël. Por duke ditur se ne jemi “nana e vakive” edhe ky specialitet nuk ishte ndonjë risi e madhe. Pas intonimit të himneve kombëtare, ku i vetmi himn i yni ishte pa tekst, filluan garat në shumë disiplina, ishin pra gara eliminatore, por duke ditur përgatitjet dhe kapacitetet e reprezentacionit tonë nuk ishte e vështirë të parashihej se ne do mbërrinim gjerë në çerekfinale e besa edhe në gjysmëfinale në shumë disiplina të korrupsionit dhe hajnisë.

– Në garën e niveleve lokale Kosova pati disa vështirësi dhe nuk mundi të arrij në finale por u kënaq me vendin e tretë pasi që mposhti Banglladeshin.
– Në garën e privatizimit Kosova ishte e para pasi që në finale mposhti bindshëm Rumaninë dhe ishte medalja e parë e artë e fituar.
– Në garën për drogë dhe për prostitucion reprezentacionin i ynë në finale u mposhtë nga Meksikoja ngase ishin shumë më të përgatitur dhe më të fortë në çdo aspekt.
– Në garën e tenderistëve Kosova fitoi shumë bindshëm ndaj një kundërshtari të fortë Venezuelës së Chavezit, vërtet gara ishte interesante dhe shumë e fortë në çdo aspekt.
– Në garën e sekretarëve të përhershëm e të hershëm, Kosova po ashtu në finale doli e para ngase ishte shumë e përgatitur në duel me Afganistanin.
– Në garën e fortë që u zhvillua në mes të parlamentarëve të Kosovës dhe atyre nga Kuba ne dolëm bindshëm fitues ngase vizioni ishte shumë i qartë dhe strategjia e fortë e parapërgatitur. Parlamentarët tanë kishin edhe një përparësi ngase zëvendësoheshin nga shoferët dhe bodigardët e tyre.
– Një garë e rëndësishme u zhvillua edhe në mes Presidentëve ku në finale Kosova u takua me Libinë, dhe qysh në fillim u pa se ne nuk kishim kurrfarë shansesh që të dilnim fitues pra fitoi Libia me meritë të madhe.

Këto gara u zhvilluan ditën e parë dhe rezultati ishte impresivë, Kosova kishte katër medalje të arta, një të bronztë dhe dt të argjendit, ndërsa garat më interesante ishin të caktuara për ditën e dytë dhe përfundimtare. Ishte kënaqësi të shiheshin tifozët kosovarë me flamuj me gjashtë yje dhe me turlifar kapuçash në kokë.

Dita e dytë filloi me kohë dhe gara e parë duhej të zhvillohej në mes ministrave të shteteve të ndryshme edhe këtu në eliminime Kosova kaloi shumë mirë duke u radhitur në finale ku do të takohej me ata të kombëtares Algjeriane nga Afrika. Dueli ishte shumë i fortë, por taktika, talenti dhe përgatitja fizike e psikike ishte në anën e reprezentuesve kosovarë dhe pa shumë mund ata dolën fitues. Gëzimi ishte i papërshkruar si nder lojtarë ashtu edhe nderë shikues nga Kosova të pranishëm në olimpiadë.

Pas kësaj ishte e qartë se gara tjetër e radhës në mes kryeministrave do të ishte e lehtë për tu fituar duke ditur dhe duke patur parasysh përgatitjet e mëdha dhe përvojën e madhe në lojë të kryeministrit tonë kosovar. Pas garave eliminatore në finale erdhën kryeministrat e Kosovës dhe të Rusisë, pritej një betejë e rreptë duke ditur edhe problemet politike në mes dy shteteve, pritej një duel i përmasave të papara në mes një shteti të vogël dhe një shteti arush në botë. Loja zgjati më shumë se sa parashihej dhe pati dy vazhdime ku në fund triumfoi reprezentuesi kosovar dhe fitoi medaljen e artë duke u duartrokitur nga të pranishmit në stadium dhe duke thirrur se ja e mundëm edhe Rusinë për herë të parë në histori, vërtet ishte madhështore ndjenja të jesh kosovar a…

Gara e parafundit ishte ajo në mes komisioneve zgjedhore, pra në mes të parëve të komisioneve edhe këtu pritej një garë shumë e rreptë duke patur parasysh se shumë shtete të botës, pos përvojës kishin e dhe mekanizma tjerë për të dalë fitues, por jo se çudirat nuk ndodhin rrallë, por shpesh sidomos te ne shqiptarët, pra kosovarët. Dhe, papritmas komisioni i ynë zgjedhor fitoi me rezultat të ngushtë, por të bindshëm ndaj përfaqësuesit të komisionit zgjedhor nga reprezentacioni i Bjellorusisë. Po a ka gjë më të mirë dhe më të këndshme se sa të mundësh Rusinë dhe Bjellorusinë, kjo mund të ndodhte vetëm në ëndërr, por ja që ne kosovarët jemi “nana e vakive”.

Në fund si garacë përfundimtare ishte paraparë ajo në mes garuesve të OJQ-ve pra demokracive në veprim dhe jo veprim. Pas garave eliminatore ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur në finale u kualifikuan reprezentacionet e Kosovës dhe shtetit armik i Serbisë. Komentatorët e ndryshëm ishin në dilemë të madhe se a do të mbahej ky takim apo do të bojkotohej nga përfaqësueset e dy shteteve apo njërit prej tyre. Dueli duhej të fillonte me kohë në mbrëmje, përgatitjet ishin në nivel dhe me përfundimin e kësaj gare përfundonin edhe lojërat e para olimpike në korrupsion dhe hajni. Reprezentacionet ishin të gatshme dhe kishin dalë në fushë, referi kryesor ishte po ashtu i gatshëm, ishte nga Kina. Për një çast aty u ofruan kapitenët e kombëtarëve dhe diskutonin diç me referin, pas disa minutash u larguan dhe referi kërkoi mikrofonin, i cili deklaroi se reprezentacioni i Serbisë e pranon humbjen pa lozur fare ngase është e sigurt se reprezentacioni nga Kosova është shumë më i mirë dhe më i përgatitur për këtë olimpiadë. Kështu referi kumtoi rezultatin 3-0 në të mirë të Kosovës, ndërsa stadiumi filloi të vlonte nga britmat dhe ulërimat e shikuesve tanë duke brohoritur se ja edhe në demokraci në veprim jemi të parët e botës. Sa interesant, përnjëmend befasi e këndshme apo jo…

Pas kësaj odisejade olimpike u mbyllën garat ku Kosova doli e para me shtatë medalje të arta, tre të argjendta dhe një të bronztë. Kosova e para në botë ishin shkrimet në mediat botërore të atyre shteteve që nuk na kanë pranuar, ndërsa si për inati ky lajmë nuk u dha nga shtetet që na kanë pranuar, nuk dihet pse, por sipas analistëve kosovarë, kjo ndodhi nga xhelozia dhe inati që na e ka “Evropa, kurva plakë”, Sidoqoftë, analistët thoshin se “kryesore ne jemi të parët në botë, këtë e dëshiron dhe po e përkrahë populli i ynë e se çka thonë evropianët dhe amerikanët punë për ta”.

Pas përfundimit të olimpiadës ndodhi edhe një fenomen, simpatizuesit kosovarë që kishin udhëtuar për në Zanzibar, pritnin se mos po marrin ndonjë metelikë nga përfaqësuesit dhe politikanët e tyre për tu kthyer në Kosovë, por ndodhi e kundërta, reprezentuesit kosovarë ishin kthyer për në shtetin e tyre me xhipa e aeroplanë edhe privatë, ndërsa në Zanzibar mbetën duke kërkuar azil adhuruesit e tyre kosovarë.

Shihemi dhe dëgjohemi në olimpiadën tjetër e që sipas rregullave olimpike ato duhet të mbahen në vendin që ka fituar vendin e parë, kryesore në Kosovë nuk kemi nevojë të lypim azil ngase veç e kemi këtë situatë duke jetuar në geto… Kalofshim mirë në vitin e pas olimpiadës 2011.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori