Që vokali është primar për një këngëtar, kjo është më se e qartë. Pavarësisht asaj që po ndodh sot dhe na pëlqeu ose jo, tekefundit ata që i mbijetojnë kohës janë pikërisht këngëtarët e mëdhenj, me vokale të mira e këngë të mirëfillta.
Por që sot krahas zërit janë edhe shumë komponentë të tjerë që ndikojnë në suksesin e një këngëtari apo këngëtareje, edhe këtë nuk mund ta mohojmë. Në fakt, një gjë e tillë është në trend gjithandej, ku një emër muzike, sa më i kompletuar të jetë, aq më mirë do të jenë punët për të dhe sukseset nuk do të mungojnë. Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna, Shakira, Katy Perry e Pink janë vetëm disa nga këngëtaret që të lënë pa fjalë me performancat e tyre, disa me vallëzim, e padyshim të tjera edhe me vokalet e tyre, siç është diva Beyonce.
Nuk ka sesi ky trend të mos ketë përfshirë edhe tregun muzikor shqiptar, edhe pse mund të thuhet lirshëm më shumë se që duhet.
Pra, nga këta komponentë janë edhe performanca e vallëzimi, që kompletojnë një paraqitje në ndonjë skenë, apo në videoklipe. Dhe kësisoj, tashmë është e qartë ndarja mes asaj se cilat janë këngëtare performuese, e cilat ato që veçohen thjesht për vokal.
Derisa jashtë këngëtarët kanë grupet e tyre që përkujdesen për këtë pjesë, në skenën tonë nuk funksionon gjithçka kështu.
Gjithsesi, një nga grupet e vallëzimit te ne që është shumë aktiv tash e 15 vjet dhe pos tjerash ka bashkëpunime të vazhdueshme me këngëtarët tanë është “Future Steps”. Dy nga koreografet e këtij grupi, Sahit Aliu dhe Berat Haskaj, për emisionin “Express” të KTV-së janë shprehur se performanca dhe vallëzimi nuk vlerësohet aq sa duhet nga këngëtarët tanë.
Kur jemi te këngëtaret që veçohen për vallëzimin e tyre te ne, mund të përmendim Genta Ismajlin, Soni Malajn, Dafina Zeqirin e Elvana Gjatën, disa prej të cilave këtë e kanë dëshmuar edhe në garën e vallëzimit, “Dancing With The Stars Albania”.
Ndërkaq, një emër i ri që po ashtu mori komente të mira për këtë pjesë është Kida dhe kjo ndodhi pas klipit “Boni zo”. Në këtë video, këngëtarja e suksesshme tregoi aftësitë e saj në këtë fushë dhe kjo për të është një pjesë shumë e rëndësishme.
Kida pohon për “Express” se në të ardhmen do ta marrë edhe më seriozisht vallëzimin dhe perfomancën, duke e bërë pjesë të videoklipeve e paraqitjeve tjera.
Ajo çfarë është vërejtur këto dy vjetët e fundit te ne është se disa këngëtarë janë duke sjellë një standard të ri, sidomos nëpër mbrëmje muzikore. Nëse më parë thjesht dilnin për të kënduar playback dhe e lëviznin trupin herë me shije, e shpesh krejtësisht jashtë asaj që ndërlidhet me ritmin, sot po ndodh ndryshe. Nëpër mbrëmje muzikore po i shohim me valltarë, duke u munduar që të kënaqin publikun e pranishëm edhe me anë të shout. Këtu bëjnë pjesë Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata.
Diçka të ngjashme e ka menduar për të ardhmen edhe këngëtarja e hitit të fundit, “Ama dorën”, Xhensila Myrtezaj.
Kur flasim për atë se a ka shumë këngëtarë që mund të komplimentohen për pjesën e vallëzimit, Sahiti dhe Berati nga “Future Steps” kanë mendime të ndryshme.
Sido që të jetë, dinë apo jo të vallëzojnë, secili me forcat e veta po mundohet ta luajë rolin sa më mirë, ta fitojë publikun për vete me zë e trup, performancë e vallëzim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Fansat tallen me modelin e ri të flokëve të Lionel Messit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës