Rëndësia e Diplomacisë Publike – Shqipëria dhe Kosova
Fund javën që kaloi në Prishtinë u mbajt një konferencë, me qëllim të përmirësimit të imazhit të shtetit të Kosovës duke përdorur si mjet diplomacinë publike, në të cilën morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Konferenca, që është e para e këtij lloji në trojet shqiptare, u organizua nga Ministria e Jashtme e Kosovës me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme (ECFR). Në këtë konferencë ishin ftuar zyrtarë të lartë të politikës së jashtme botërore, përfaqësues dhe ekspertë të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe ekspertë të tjerë, duke e bërë këtë mbledhjen më të madhe ndërkombëtare që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë në lidhje me këtë çështje.
Është një shenjë pjekurie politike dhe diplomatike që në Kosovë u mbajt një konferencë e tillë dhe është tejet pozitiv fakti që udhëheqësit e Kosovës dhe e gjithë shoqëria, siç duket, ka arritur të realizoj rëndësinë dhe rolin që mund të luaj diplomacia publike në jetën e një shteti dhe në jetën e një kombi. “Diplomacia publike” është një term ose një emërtim që u përdor së pari nga ish-diplomati amerikan Edmund Guillon dhe nënkupton mënyrën e hapët të komunikimit të një shteti me publikun dhe shoqëritë në vende dhe shtete të tjera. Përdorimi i diplomacisë publike, të pakën siç nën-kuptohet në Amerikë, bëhet për të informuar dhe për të influencuar publikun e huaj, me qëllim të promovimit të interesit kombëtar dhe të avancimit të objektivave të politikës së jashtme të kombit. Dhe si e tillë, diplomacia publike është pjesë integrale e diplomacisë së zakontë shtet me shtet, që normalisht zbatohet nga përfaqësuesit zyrtarë diplomatikë të vendit.
Me këtë rast, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi deklaroi për media duke thënë se qëllimi i kësaj konference ishte “sensibilizimi i opinionit publik dhe i përmirësimit të imazhit duke përdorur si mjet diplomacinë publike, me të cilën Republika e Kosovës synon ta përforcojë prezencën e saj në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve që nuk e kanë njohur ende”.
Imazhi është i rëndësishëm për secilin prej nesh si individ ose si organizatë, shtet ose shoqëri pjesë e së cilës jemi, pasi na intereson dhe na shqetëson fakti se si na shikojnë ose përfytyrojnë të tjerët, sepse duke u bazuar në përshtypjet e tyre të para ndaj nesh, ata do të reagojnë dhe do të na gjykojnë për mirë ose për keq. Kështu ndodhë edhe me shtetet. Unë jam në dijeni të pakën të dy shteteve që diplomacisë publike i japin kujdesin dhe rëndësinë që meriton duke e bërë atë, për dekada tani, pjesë integrale të politikës së tyre të jashtme. Këto dy shtete janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, por edhe shtete të tjera si për shembull Izraeli, përdorin diplomacinë publike për të avancuar interesat kombëtare jashtë vendit.
Diplomacia publike, tradicionalisht, ka shërbyer si një instrument dhe si një proces i politikës së jashtme për të edukuar të tjerët rreth vlerave, kulturës, interesave kombëtare dhe në të njëjtën kohë, për të promovuar objektivat dhe qëllimet e politikës së jashtme të shtetit duke paraqitur fakte, duke ofruar shpjegime, duke korrigjuar shtrembërimin e fakteve dhe duke kundërshtuar gënjeshtrat. Për shqiptarët, ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm për të mos thënë i përhershëm, pasi në rastin e kombit shqiptar, politika aktive serbe kundër kombit shqiptar gjatë më shumë se një shekull, dhe 50-vjet të regjimit komunist shqiptar që i kishte shpallur luftë pothuaj të gjithë botës, e kanë njollosur keqas imazhin e shqiptarëve kudo.
Përpjekjet e diplomacisë publike do të dalin me sukses jo sepse thjeshtë shpërndajnë informata rreth një politike ose interesit kombëtar, por është saktësia dhe besueshmëria e këtyre informatave që do të bindin publikun e huaj. Edhe Radio Tirana gjatë monizmit, megjithse përfaqsuese e një vendi të vogël e me burime shumë të kufizuara, ishte për një periudhë njëra ndër radiot më kryesore në botë. Por arsyeja që asaj nuk i vente kush veshin, megjith orët dhe gjuhët e shumëta në të cilat transmetonte, ishte fakti se informatat që transmetonte ishin trillime dhe ekzagjerime, të pa-vërteta, e jo të bazuara në fakte, të para nga syri i një ideologjie që nuk mund të bindte njeri, me përjashtim të ndonjë marksist-leninsti në botën e tretë. Sepse komunikimi i informatave në masë nuk është në vetvete i mjaftueshëm, është cilësia e informatave dhe e mesazheve ajo që duhet të jetë në përputhje me kulturën dhe politikën e vërtetë të një shteti dhe përfaqsuesve të tij politikë; ato duhet të jenë një pasqyrim i vërtetë i shoqërisë shqiptare dhe identitetit kombëtar.
Rëndësia e zbatimit të diplomacisë publike për Kosovën dhe për Shqipërinë, në përpjekjet për të përmirësuar imazhin e tyre dhe të kombit shqiptar, është në faktin se me gjithë përpjekjet e diplomacisë tradicionale – sipas ekspertëve – politika botërore nuk përpilohet më kryesisht nga udhëheqësit politikë dhe zyrtarë e diplomatë të lartë ndërkombëtarë. Shtetet dhe fuqitë e mëdha përdorin mjete diplomatike, ekonomike dhe ushtarake në favor të politikës së tyre të jashtme, por për shtete të vogla si Shqipëria dhe Kosova me mundësi modeste, diplomacia publike është pothuaj e domosdoshme si mjet i politikës së jashtme për të influencuar publikun në vendet e huaja, opinionet e të cilit pastaj janë vendimtare në përpilimin e politikës qeveritare të atyre shteteve ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.
Në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, Shqipëria ka një rast të mrekullueshëm që të ndërmarrë një proces duke përdorur metoda të diplomacisë publike për të përmirësuar imazhin e saj dhe për Kosovën – që sot për sot ka nevojë për njohje të mëtejshme ndërkombëtare – diplomacia publike është një mjet i mirë, që do të ndihmojë atë në përpjekjet për ta vendosë përgjithmonë Kosovën në familjen e shteteve të pavarura e sovrane, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta me të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Të shpresojmë që konferenca që u mbajt në Prishtinë, fundin e javës që kaloi, të jetë fillimi i përpjekjeve serioze për të bërë diplomacinë publike pjesë integrale të politikës së jashtme të Kosovës, (e pse jo edhe të Shqipërisë), dhe të avancimit të interesave kombëtare duke informuar dhe influencuar publikun në shtete me rëndësi, dhe në të njëjtën kohë shpreh shpresën që diplomacia publike të bashkërendohet midis dy ministrive të jashtme, pasi kemi të bëjmë me përmirësimin e imazhit të dy shteteve shqiptare dhe të shqiptarëve kudo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin