LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimi pozitiv për vizat, Tahiri e quan ngjarjen më të madhe në vitet e fundit

Rekomandimi pozitiv për vizat, Tahiri e quan ngjarjen më të madhe në vitet e fundit

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për çështjen e vizave është lajmi më i mirë që vendi ka marrë në vitet e fundit.

Ai ka nënvizuar se pret që procesi të finalizohet në një afat jo të gjatë kohor, për shkak se deklarata e KE-së ka dhënë me tone shumë pozitive reformat që janë bërë nga institucionet e vendit.

“Kjo është ngjarja më e madhe në disa vitet e fundit. Kjo nuk nënkupton që ta marrim bajrakun për punën e bërë. Ky është proces shumë serioz dhe jam i lumtur që vlerësimi është shumë decidiv. Kjo nuk është rrjedhojë e punës së një qeverie, por në vitin e fundit është bërë punë e madhe”, tha Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Procesi i liberalizimit është proces shumë teknik, që vlerësohet në secilën pikë nga Komisioni Europian. Puna e madhe në të gjitha shkallët, sidomos nga Policia e Kosovës, që është e para në rajon për veprimet e marra në luftimin e migrimit të parregullt, ka bërë që të vihet deri këtu”.

“Tani na pret një proces shumë serioz, shumë i përgjegjshëm, për t’i përmbushur edhe punët tjera, që janë kryesisht të natyrës politike”.

“Deklaratat e fuqishme nuk bëhen në raport zyrtar pa qenë të përmbushura qind për qind obligimet. Vendimi i Komisionit Europian nuk ka lënë pezull asgjë. Sot komisioneri ishte shumë i qartë, që Ballkani Perëndimor nuk do të lihet anash”.

“Rekomandimi është i qartë dhe atij nuk do t’i ikin as Parlamenti as Këshilli. Përveç nëse ne bëjmë ndonjë gabim shumë të madh, e unë e di që kryeministri është shumë i përkushtuar për ta përfunduar këtë punë”, ka thënë Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori