Përgjithësisht pranohet se familjet janë elementi kyç për ndërtimin e shoqërive. Siç vuri në dukje një raport i kohëve të fundit nga UN Women, përmes familjeve njerëzit ndajnë resurse si banimi dhe të hyrat, kujdesen për ata që janë të sëmurë dhe të dobët, si dhe riprodhohen, ushqehen dhe kujdesen për gjeneratën e ardhshme. Familjet mund të jenë fole dashurie dhe solidariteti dhe janë të rëndësishme për ndjenjën e identitetit dhe përkatësisë së secilit anëtar. Në të njëjtën kohë, familjet mund të jenë edhe vende konflikti dhe madje edhe dhune, të ushqyera nga diskriminimi dhe pabarazitë.
Teksa bota po ndryshon me shpejtësi, edhe familjet po ndryshojnë. Faktin se ndryshimet demografike dhe socio-ekonomike kanë ndikuar në modelet e formimit të familjes dhe jetës familjare, qeveritë veçse e kanë pranuar në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) të vitit 1994, duke theksuar se kjo kishte çuar në ndryshime të konsiderueshme në përbërjen dhe strukturën e familjes.
Në nivel global, vetëm pak më shumë se një e treta e familjeve përbëhet nga ajo që shpesh quhet “familja tradicionale”, një çift mashkull-femër me fëmijë. Shumica dërrmuese e amvisërive përbëhen nga familje me shumë gjenerata ose të zhjëruara, familje me një prind, çifte pa fëmijë ose individë të vetëm.
Teksa vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore përballen me efektet e ndryshimeve demografike që po përjetojnë, është bërë e zakonshme të përdoret nocioni i “familjeve të forta” kur diskutohen zgjidhjet për sfidat e popullsisë.
Por në botën e sotme, çfarë është saktësisht që i bën familjet të forta? Ja gjashtë përbërës esencialë:
Diversiteti
Familjet janë të shumëllojshme. Në mbarë rajonin, shohim familje me dy prindër që kujdesen për fëmijët dhe gjyshërit, ose të afërm të tjerë që e marrin përsipër kujdesin kur prindërit emigrojnë, gra ose burra që i rrisin vetë fëmijët, çifte dhe individë pa fëmijë, si dhe shumë forma të tjera. Qoftë me zgjedhje apo nga nevoja, njerëzit në rajon ndërtojnë familje me diversitet gjithnjë e më të madh. Dhe teksa normat shoqërore rreth familjeve, martesës dhe lindjes së fëmijëve po evoluojnë, gjithnjë e më shumë njerëz pranojnë se ajo që ka rëndësi nuk është aq shumë forma e familjes, por zgjedhjet që bëjnë njerëzit dhe ajo që i lidh ata së bashku. Është me rëndësi kyçe që politikat sociale ta pasqyrojnë këtë realitet dhe ta zgjerojnë mbështetjen që ato ofrojnë për familjet me larminë e tyre të pasur, në vend që të përdorin një qasje të vetme për të gjithë.
Barazia
Pa marrë parasysh përbërjen e një familje, familja është si një ekip dhe secili anëtar i familjes ka rëndësi. Por stereotipet e përhapura gjinore për rolet në familje të burrave dhe grave, të djemve dhe vajzave, e minojnë barazinë dhe e kufizojnë rëndë zërin dhe lirinë e veprimit të grave dhe vajzave. Kjo është arsyeja pse UNFPA-ja, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë, po punon me qeveritë dhe shoqërinë civile në rajon për t’i luftuar stereotipet gjinore dhe për të adresuar normat sociale diskriminuese, por edhe duke i angazhuar burrat dhe djemtë.
Ndarja e kujdesit
Prej grave ende pritet gjerësisht të kujdesen për familjen, fëmijët dhe anëtarët më të vjetër të familjes. Por nocione të tilla tradicionale të ndarjes në baza gjinore të funksioneve prindërore dhe shtëpiake nuk kanë lidhje me realitetin, veçanërisht kur një numër i madh i grave janë të arsimuara mirë dhe punojnë në punë me pagesë. Kjo bën që shumë gra ta kenë të vështirë ta gjejnë ekuilibrin mes karrierës dhe përgjegjësive familjare. Nëse burrat do të merrnin përsipër pjesën e tyre të drejtë të kujdesit të papaguar dhe punëve të shtëpisë, kjo do t’ua lejonte të dy partnerëve t’i plotësojnë aspiratat e tyre për punën dhe detyrimet familjare, si dhe grave do t’u jepte kohë të lirë, do të rriste qasjen e tyre në resurse dhe mundësi, si dhe do të përmirësonte mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe atë të familjeve të tyre. Gjithashtu, kjo do ta bënte më të lehtë për çiftet që të kenë numrin e fëmijëve që dëshirojnë. Hulumtimet tregojnë se baballarët e përfshirë ndihen më të lidhur emocionalisht me partneret dhe fëmijët e tyre, dhe se ata jetojnë jetë më të lumtur dhe më të gjatë. UNFPA-ja i mbështet qeveritë për të zgjeruar politikat të përgjegjshme gjinore për familjen dhe për të promovuar barazinë gjinore dhe një shpërndarje më të barabartë të punës së kujdesit të papaguar në familje.
Paqja në shtëpi
Familjet mund të jenë një hapësirë e sigurt, por ato mund të jenë edhe një vend ku gratë dhe fëmijët, në veçanti, mund të ekspozohen ndaj dhunës. Pothuajse një në tri gra do të përjetojë abuzim fizik ose seksual nga një partner intim. Dhuna në familje shpesh fshihet, por po perceptohet gjithnjë e më shumë si shqetësim publik dhe jo si çështje private. Dhuna në familje është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe i dobëson familjet. Familjet dhe të gjithë anëtarët e familjes përjetojnë begati vetëm kur marrëdhëniet brenda familjeve bazohen në respekt, duke përfshirë respektin për integritetin dhe autonominë trupore. UNFPA-ja punon me autoritetet në mbarë rajonin për t’i forcuar shërbimet e mbrojtjes dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore, si dhe menaxhon programe parandalimi që adresojnë normat dhe stereotipet themelore.
Mbështetja
Që familjet të lulëzojnë, ato kanë nevojë për mbështetje dhe qasje në shërbime të përballueshme. Këtu përfshihen shërbimet shëndetësore, duke përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, pushimin prindëror, kujdesin për fëmijët dhe mbështetjen financiare për familjet me të hyra të ulëta. Gjatë dizajnimit të politikave për mbështetje të familjes, është vendimtare të shmangen politikat që pa dashur i përforcojnë pabarazitë gjinore. Për shembull, pagesat tepër bujare për pushimin e lehonisë mund ta bëjnë më të vështirë kthimin e grave në punë. UNFPA-ja, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, bashkëpunon me sektorin privat dhe qeveritë për promovim të politikave të përgjegjshme gjinore për familjen në mbarë rajonin. Dëshmitë tregojnë se politika të tilla – si në nivel kombëtar ashtu edhe ato të zbatuara nga sektori privat – janë mjete të fuqishme për t’i mbështetur familjet dhe për t’ua mundësuar si burrave ashtu edhe grave t’i realizojnë aspiratat e tyre për karrierë dhe synimet e tyre për fertilitet.
Zgjedhja
Familja do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm – por në thelb, familje do të thotë dashuri dhe mbështetje. Familjet e forta ndërtohen rreth individëve që zgjedhin lirisht të jetojnë jetën e tyre së bashku, pavarësisht se kush janë ata. Edhe pse jo aq e zakonshme, martesa e detyruar ende ekziston në disa pjesë të rajonit dhe shpesh përfshinë vajza të mitura. Martesa e fëmijëve është shkelje e të drejtave të njeriut dhe shpesh shoqërohet me dhunë në familje dhe kufizime të rënda të mundësive të vajzave më vonë në jetë. UNFPA-ja i mbështet qeveritë për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve duke punuar me komunitetet për ta çrrënjosur këtë praktikë.
Ky artikull është prodhuar në kuadër të programit ‘Më Shumë Zgjedhje’ të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Programi synon të zgjerojë zgjedhjet për gratë në mënyrë që ato t’i përmbushin aspiratat e tyre për karrierën, familjen dhe fertilitetin. Projekti mbështet qeveritë dhe sektorët privatë në Kosovë, Shqipëri dhe Moldavi, për të dizajnuar dhe zbatuar politika të përgjegjshmei gjinore për familjen në mënyrë që t’u ndihmohet të punësuarve të vendosin balancin mes punës dhe jetës, që mes burrave dhe grave të ndahet në mënyrë të barabartë puna e kujdesit të papaguar, si dhe që të rritet pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Misteri i shpikësit të Bitcoin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët