Reklamat e Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave ne Maqedoninë e Veriut
Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë miratuar leximin e parë të ndryshimeve në Ligjin për mediat, përkatësisht një nen të tij, që heq kufizimet mbi kthimin e reklamave në radiot dhe televizionet private që transmetojnë program në nivel nacional.
Me ndryshimet ligjore, përveç heqjes së ndalimit, vendoset detyrimi që shteti dhe komunat të kenë nga një deri në katër fushata publike në vit që do të transmetohen në radiot dhe televizionet komerciale nacionale.
Financimi i fushatave me interes publik sigurohet nga buxheti në masën e detyrueshme prej 0.1 për qind.
Maqedonia e Veriut për vitin 2023 ka projektuar një buxhet prej rreth 5.3 miliardë euro, që do të thotë se 5.3 milionë euro do të destinohet për fushatat e karakterit publik dhe prej tyre, 80 për qind apo rreth 4 milionë euro për mediat elektronike nacionale dhe 20 për qind për mediat eletrkonike rajonale dhe lokale.
Një ligj i ngjashëm ishte në fuqi në qeverisjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, por u shfuqizua në vitin 2017 nga Qeveria e Zora Zaevit pas kritikave të shumta në opinion dhe reagimeve të faktorit ndërkombëtar, për ndikimin e Qeverisë në punën e mediave përmes financimit të fushatave.
Në projektligjin që gjendet para deputetëve, thuhet se “ndryshimet bëhen për transparencë më të madhe në zgjedhjen e fushatave transmetuese me interes publik, si dhe zbatimin dhe transmetimin më të shpeshtë të tyre për sensibilizimin e publikut”.
Qeveria, si propozuese e ligjit, miratimin e tij e ka arsyetuar me “nevojën e sensibilizimit të opinionit me fushata të ndryshme, p.sh si ajo për kujdesin dhe parandalimin e sëmundjes COVID-19, me fushata për mbrojtjen e ambientit, ngritjen e vetëdijes për çështje arsimore dhe në fusha tjera të interesit të përgjithshëm.
Por, njohësit e çështjeve të mediave thonë se ndryshimet për kthimin e reklamave në mediat nacionale kanë për qëllim “vendosjen e kontrollit të Qeverisë mbi politikat redaktuese të mediave”.
Naser Selmani, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Tetovës dhe ish-kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet ligjore janë të drejtuara kundër lirisë së mediave, ndërsa ligjin e quan “armiqësor”.
“Me këtë ligj, Qeveria i shtetëzon mediat private apo televizionet private në Maqedoni të Veriut. Ideja është shumë e thjeshtë, të vendosë kontroll, t’i bëjë të varura financiarisht dhe përmes kësaj të kontrollojë politikën e tyre editoriale, me të vetmin qëllim që krimin dhe korrupsionin që ekziston këtu mediat të mos e denoncojnë. Ky është një ligj korruptiv që do të na kthejë mbrapa. Ky është ligji më i keq, ligji më armiqësor që mund ta sjellë një qeveri e drejtuar kundër lirisë së mediave”, thotë Selmani.
Ai thotë se mbështetja e ndryshimeve ligjore nga të gjitha partitë politike, si në pushtet dhe opozitë, dëshmon se ato kanë të njëjtin qëllim “kontrollin e punës së mediave” që është në kundërshtim me standardet evropiane.
“Kjo tregon se ky estabilishment politik në qeveri dhe në opozitë, nuk është për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me këtë ata po tregojnë se ky vend nuk duhet të integrohet në BE. Kishim qëndrimin e ambasadorit evropian kur tha se ky ligj nuk është konform standardeve evropiane. Por, pavarësisht kësaj, këta po e shtyjnë këtë ligj. Ideja është e qartë, të bie simpatia ndaj mediave, të kontrollohen mediat, dhe partitë e estabilishmentit, qofshin në pushtet dhe opozitë, të vazhdojnë të qeverisin në mënyrë korruptive dhe në mënyrë të papërgjegjshme”, vlerëson Selmani.
Në një prononcim për gazetën “Sloboden Peçat”, duke komentuar ndryshimet që janë në procedurë për miratim në Kuvend, ambasadori i BE-së, David Geer, ka deklaruar:
“Ndryshimet në ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive të propozuara me procedurë të shkurtuar, shtrojnë çështje të rëndësishme që lidhen me pavarësinë e medias dhe më gjerë me interesin publik… Ndryshimet e tilla duhet të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së dhe duhet të bëhen në bazë të konsensusit politik dhe pas konsultimit me të gjithë aktorët përkatës”.
Mendim të ngjashëm ka edhe Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM). Kjo shoqatë ka reaguar edhe dy vjet më parë, kur kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev bëri të ditur rikthimin e reklamave “për t’u ndihmuar mediave”.
Si atëherë, ashtu edhe tani, SHGM-ja mbetet në qëndrimin se ndryshimet do t’i mundësojnë Qeverisë të ndikojë raportimin e mediave.
“Nëse një ligj i tillë miratohet ashtu siç është propozuar, besojmë se do të rrënojë imazhin mediatik, sepse një pjesë e madhe e mediave mendojnë se miratimi i ligjit është do të ketë pasojë mbi punën e pavarur të mediave”, thotë Çadikovski.
SHGM-ja angazhohet për zbatimin e praktikave evropiane, respektivisht formimin e një Fondi për produkte mediatike dhe gazetareske, i cili beson se do të mundësojë konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të redaksive profesionale.
Prej vitesh, reklamat jotransparente qeveritare janë kritikuar ashpër në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova