LAJMI I FUNDIT:

Reina rinovon për gjashtë vite

Reina rinovon për gjashtë vite

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin që do ta mbajë atë edhe për gjashtë vite të tjera në Anfield.

Spanjolli u shpreh të jetë i kënaqur me marrëveshjen e re duke u shprehur në faqen zyrtare të Liverpoolit: “Jam i kënaqur që nënshkrova kontratë të re. Ndoshta ky është lajmi më i mirë deri tani në jetën time sepse unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu”. /Telegrafi/