Reformat ekonomike të cilat në të shumtën e rasteve kanë qenë slogane të autoriteteve qeveritare të Kosovës, sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë, reformat e premtuara kanë mbetur të pazbatuara në praktikë, apo nuk kanë qenë reforma të duhura.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e zyrtarëve të qeverisë për reforma ekonomike janë shndërruar në retorikë.
Sipas tij, në Kosovë nuk janë duke u bërë reforma ekonomike të duhura. “Mendoj që një reformë e tipit strukturor, një reformë e sistemit ekonomik duhet të ndodh, nëse dëshirojmë të jemi një shoqëri konkurruese në raport me vendet tjera, qoftë në planin e ndërtimit të infrastrukturës që iu mundëson investitorëve kushte me të volitshme sesa në vendet tjera, qoftë një ndryshim strukturor të brendshëm që nënkupton një legjislacion të ri”, thekson Ramosaj.
Qeveria e Kosovës, si reformë ekonomike e kishte theksuar pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator të vitit të kaluar.
Me zbatimin e kësaj pakoje kishte pasur ndryshime Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për tatimin në të ardhura personale, si dhe Ligji për tatimin në të ardhura të korporatave.
Derisa, si reformë ekonomike në fillim të këtij viti, autoritetet e Kosovës e kishin theksuar fillimin e zbatimit të platformës elektronike të prokurimit publik.
Sidoqoftë, këto reforma ekonomike, nga eksperti i ekonomisë, Berim Ramosaj po konsiderohen reforma kozmetike, të pjesshme dhe pa efekte të dukshme. “Janë duke u bërë ndryshime kozmetike, qoftë në aspektin e prokurimit online qoftë formave tjera. Këto ndryshime nuk duhet të ndodhin në atë mënyrë, aty për aty. Këto ndryshime gati më shumë janë të natyrës emotive, apo bëhen ndryshime kur vërejnë se kanë bërë gabime e që dëshirojnë t’i përmirësojnë ato gabime menjëherë”, thotë ai.
Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Ismail Kastrati thekson se pa një plan strategjik nuk mund të ketë referoma rrënjësore ekonomike. “Fjalë për reforma ekonomike ka shumë dhe reformat nuk janë as në nismë, përveç reformës fiskale e cila pjesërisht ishte e suksesshme, përndryshe ndodhi ngritja e çmimeve, derisa kishte për qëllim zbritjen e çmimeve, reforma tjera nuk ka. Që moti kanë thënë se do të përgatisin planin strategjik të zhvillimit afatmesëm ekonomik, mirëpo ai plan nuk është askund”, shton Kastrati.
Reformat ekonomike, sipas Kastratit duhet të orientohen në drejtim të fuqizimit të sektorit të prodhimtarisë dhe në fuqizimin e eksporteve të produkteve kosovare. “Po ashtu duhet të stimulohen investimet në sektorin e prodhimit në bujqësi dhe në infrastrukturë e cila i krijon bazament të zhvillimit ekonomik të mirëfilltë”, thekson Ismail Kastrati.
Ndryshe, në raportet e Bankës Botërore vazhdimisht ishte theksuar se dobësitë makroekonomike, papunësia e lartë dhe varfëria në Kosovë, kërkojnë reforma strukturore gjithëpërfshirëse për të nxitur rritjen ekonomike. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame