Reforma zgjedhore dhe kushtetuese – mjet apo qëllim
Nëse reformimit të procesit zgjedhor dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit në këtë vend nuk i paraprinë identifikimi i saktë i çështjeve dhe proceseve që duhet të reformohen, atëherë reforma na paraqitet në variantin e saj më të vrazhdë (siç edhe ka ndodhur deri më sot), pra si mjet dhe jo si qëllim.
Në Kosovën e pasluftës fjala reformë është fjala që është përdorur apo edhe keqpërdorur gati më së shpeshti. Kur e kujtojmë gjithë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të kaluara në jetën politike e publike, domosdo lind pyetja: a ka mbetur diçka pa u reformuar në Kosovë? Ndërsa secili qytetar çdo ditë e merr përgjigjen negative në këtë pyetje, gjërat vazhdojnë të “reformohen” dhe ne kemi rastin që çdo ditë të dëgjojmë nga “bartësit” e këtyre “reformave” në vend se si ka arritje të konsiderueshme në procesin e “reformimit të …” ose se “procesi i reformimit të …” tashmë është përmbyllur me sukses.
Sipas tyre, në Kosovë gati gjithçka është “reformuar”, është “reformuar” sistemi arsimor, sistemi i drejtësisë, sistemi shëndetësor, administrata, partitë politike, qeveria…Madje qeveritë edhe pse vinin të reformuara, ato ndërkohë edhe riformatoheshin! Sikur nuk mbeti asgjë pa u reformuar në këtë vend, ndërkohë që arritëm së fundmi tek reformimi i dy proceseve tejet të rëndësishme e që janë reformimi i procesit zgjedhor dhe i mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit.
Reforma zakonisht nënkupton “ndryshimin e thellë a të gjerë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore” ose “ riorganizimin a shndërrimin e thellë të diçkaje në diçka tjetër”, kuptohet gjithherë në kuptimin pozitiv. Dhe nëse e marrim për bazë këtë kuptim të reformës, unë edhe më tutje nuk e kam të qartë a do të ndodhë me të vërtetë reforma e dy çështjeve të lartpërmendura?!
Për të ndodhur me të vërtetë reforma, përveç përkufizimit të saktë të reformës, me rëndësi janë edhe dy çështje: 1. identifikimi i drejtë nevojave, i çështjes apo procesit që duam ta reformojmë, e kjo duhet të ndodhë pas një analize të thuktë dhe të detajuar nga personat kompetent dhe 2. përmasat apo niveli i reformimit që do të zhvillohet konform gjetjeve si rezultat i procesit të parë, pra procesit të identifikimit të nevojave.
Të ndalemi te e para: a është zhvilluar në Kosovë një proces i mirëfilltë i identifikimit të drejtë dhe të saktë të çështjeve apo edhe proceseve si tërësi që kanë nevojë të reformohen, pra të ndryshohen dhe të përmirësohen; në këtë rast konkretisht procesit zgjedhor dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit?
Fatkeqësisht deri më sot kjo nuk ka ndodhur kjo dhe në këtë përfundim arrihet me lehtësi vetëm nëse i hedhim një sy se cilat çështje trajtohen dhe mënyrës se si trajtohen e janë trajtuar çështjet e caktuara me qëllim final reformimin, ndryshimin e tyre.
Për shembull, grupi punues dhe më tutje komisioni parlamentar për reformën zgjedhore me muaj të tërë (rreth 7 muaj) diskuton për disa çështje të cilat qëndrojnë krejt në periferi të procesit zgjedhor e të cilat nuk kanë pasur fare rol ose roli i tyre ka qenë tejet i vogël për të ndikuar në atë që me të drejtë është quajtur “proces i manipuluar zgjedhor”. Jemi dëshmitarë se një temë qendrore e diskutimit dhe debateve të tyre është institucioni që administron zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe struktura administrative e tij. Jo për ta shfajësuar, sepse edhe KQZ pa dyshim duhet të trajtohet si temë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por institucioni i KQZ-së është i fundit për nga ndikimi që kishte në manipulimet e shumta që ndodhen në atë proces, ndërsa trajtohet i pari në procesin e reformës. Si rrjedhojë kemi propozimin e ndryshimit të parë dhe të vetëm që është bërë për gjithë këta muaj e i cili fatkeqësisht edhe ka kaluar fazën e parë, i cili ka të bëjë me mënyrën e emërimit të anëtarëve të këtij institucioni të pavarur kushtetues. Sipas këtij propozimi, tani e tutje anëtarët e këtij institucioni nuk do të emërohen nga presidenti, por nga kuvendi sipas nominimit të subjekteve që gëzojnë të drejtën të kenë përfaqësues në KQZ.
Çuditërisht, me anë të këtij propozimi, shumicës në kuvend i krijohet mundësia që subjekteve politike më të vogla t’ua diktojnë përfaqësuesin e tyre duke pasur mundësinë që të mos ua votojnë të propozuarin dhe të preferuarin e tyre fillimisht. Por ajo që konsideroj se është edhe më e rëndë është fakti se ky ndryshim cenon pavarësinë e këtij institucioni, pavarësi kjo e garantuar me kushtetutë. E përmenda vetëm këtë shembull pa u lëshuar në detaje, sa për të ilustruar se deri te përfundimi se duhet të ndryshohet mënyra e emërimit të anëtarëve të KQZ-së nuk ka ardhur si rezultat i një analize të mirëfilltë se cilat me të vërtetë kanë qenë shkaqet që kanë bërë që të kemi një proces zgjedhor me kaq shumë defekte. Por “reformatorët” me gjasë kanë marrë për bazë pengesat apo vështirësitë eventuale që ata personalisht mund të kenë konsideruar se i kanë hasur gjatë periudhës së zgjedhjes së tyre si deputetë dhe në këtë formë, me propozimin e ri ata mundohen që anëtarët e KQZ-së t’i fusin nën kontroll të të gjithë deputetëve (dhe nën kontrollin e tyre). Meqë ende nuk jemi në fund të këtij procesi, megjithatë mbetet shpresa se ata vërtet do të merren me çështjet që drejtpërdrejtë kanë ndikuar në procesin zgjedhor ose thënë më saktë kanë ndikuar negativisht deri në përmasat sa i tërë procesi zgjedhor ishte para dështimit total.
Ngjashëm mendoj se ka ndodhur edhe me komisionin për ndryshimin e Kushtetutës, i cili ka marrë mandatin për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Mendoj se nëse e shohim më qartë problemin mund të konstatojmë se më parë se me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, problemi qëndron tek mënyra se si është marrë vendimi për largimin nga posti të dy presidentëve të Kosovës. Duket absurde që në fakt ne po ndryshojmë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, ndërsa është mjaft e qartë se problemin e kishim me mënyrën e largimit të tyre nga posti i Presidentit.
Dy presidentët e fundit u larguan nga pozita e tyre si rezultat i mendimeve-vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, madje më thjeshtë se që mund të largohej një shërbyes civil nga marrëdhënia e tij e punës diku apo kudo në institucionet tona. Brenda rreth 6 muajve dy presidentët e këtij vendi u “detyruan” ta lënë postin siç nuk ndodh gati askund në botë. Për këtë arsye, mendoj se ka vend që të diskutohet seriozisht lidhur me këtë çështje, duke filluar që nga mënyra se si është zhvilluar i gjithë procesi pranë kësaj gjykate e deri te nxjerrja e mendimit-vendimit për largimin e presidentëve nga pozita e tyre. Më ka rastisur të dëgjoj publikisht, por edhe të bashkëbisedoj personalisht me dhjetëra akademikë, profesorë dhe ekspertë të cilët i kanë kontestuar në aspektin profesional këto procese bashkë me vendimet e kësaj gjykate, por të cilët shumë pak kanë pasur hapësirë që qëndrimet e tyre përkitazi me këto mendime-vendime të Gjykatës Kushtetuese t’ia bëjnë të njohura opinionit publik në Kosovë. Duhet theksuar me këtë rast se në opinion sot gjen vend përshtypja se në mbështetje të proceseve të zhvilluara pranë kësaj gjykate dolën politikanë të caktuar të cilëve u përmbusheshin interesat e tyre me këto mendime-vendime dhe një dorë “gazetarësh” e “analistësh” që e bënin këtë me porosi (për fat një numër i vogël), si dhe disa “ekspertë universalë” të cilët për fatin e keq të këtij vendi, dita ditës po shtohen në Kosovë.
Si një përfundim, nga një analizë e thjeshtë e këtyre zhvillimeve mund të konstatohet se është procesi zgjedhor ai që duhet të reformohet me të gjitha elementet që dikujt mund t’i duken edhe jo relevante dhe është mënyra e largimit të presidentit të shtetit ajo që duhet të jete pjesë e procesit të reformimit. Më saktësisht, proceset që zhvillohen pranë Gjykatës Kushtetuese dhe vetë përbërja e saj duhet të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve dhe reformës. Ishte pikërisht kjo gjykatë, e cila në emër të “aplikimit” të drejtësisë kushtetuese nëpërmjet mendimeve dhe vendimeve të diskutueshme, prodhoi dhe po vazhdon të prodhojë kriza të rënda politike në vend, të cilat qytetarit dhe këtij vendi po i kushtojnë shumë.
Nëse reformimit të procesit zgjedhor në këtë vend nuk i ka paraprirë identifikimi i saktë i çështjeve dhe proceseve që duhet të reformohen, atëherë reforma na paraqitet në variantin e saj të vrazhdë (siç edhe ka ndodhur deri më sot), pra si mjet dhe jo si qëllim; si mjet që shërben vetëm si “ndryshim a tërësi ndryshimesh me karakter politik, që bëhen nga klasa politike në fuqi për të siguruar ose për të zgjatur e përforcuar sundimin e vet”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti