LAJMI I FUNDIT:

Reforma tatimore, OBRM-PDUKM: Pushteti synon t’i zhvatë kompanitë

Reforma tatimore, OBRM-PDUKM: Pushteti synon t’i zhvatë kompanitë

Ka vazhduar edhe sot në Komisionin për Çështje Evropiane diskutimi rreth Ligjit për taksën e Solidaritetit. Diskutimi ende vazhdon për amendamentin e parë, nga gjithsej tre të propozuar nga opozita. Deputetët e OBRM-PDUKM-së thanë se miratimi i këtij ligji do të bëjë që kompanitë, që sipas tyre janë ata që më shumë mbushin buxhetin e shtetit, të detyrohen të zhvendosen në shtete të tjera ku nuk duhet të kthejnë para vetëm pse kanë punuar më shumë. Sipas tyre ligji fsheh synimin Qeverisë për të bërë zhvatje, sepse siç shtojnë në ligj ka mangësi rreth transparencës së si do të shpenzohen paratë e marra nga kompanitë.

“Tani do ju shpjegoj si do të funksionojë ai fond i solidaritetit. Në Veles kryetare e LSDM-së është Danica Çadieva. Kryetare e komisionit të shkallës së dytë për marrëdhënie pune. A e dini se kush është avokat i të gjitha qendrave shëndetësore në Veles? Bashkëshorti i saj dhe tani këto para do t’i japim për Covid 19.


Nga fillimi i vitit deri tani bashkëshortit të saj i janë paguar më shumë se një million denarë në mënyrë paushalle për shërbime avokatie”, tha Igor Zdravkovski- deputet i OBRM-PDUKM-së.

Rreth akuzave të tilla reagoi deputetja e LSDM-së, Lidija Tasevska e cila tha se OBRM-PDUKM-ja më mirë le të flasë për avokatët e saj dhe kryetarët e komunave me të cilat drejton.

“Dua të ju pyes çfarë sa u përket avokatëve të partisë tuaj dhe donatorit tuaj kryesorë të partisë dhe a ka marrë pushteti lokal, që për fat të keq është në duart e kryetarëve tuaj, ka marrë masa për kujdes ndaj kategorive të rrezikuara të qytetarëve që jetojnë në komunat me të cilat ju drejtoni”, u shpreh Lidija Tasevska- deputete e LSDM-së.

Projektligji për tatimin e solidaritetit, i propozuar nga Ministria e Financave, parashikon vendosjen e taksës së solidaritetit për vitin 2023 si një tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, ku personi që detyrohet të paguajë këtë lloj tatimi është personi që detyrohet për tatimin mbi fitimin sipas Ligjit për tatimin mbi fitimin, e cila në vitin 2022 ka realizuar të hyra totale më të mëdha se 615.000.000 denarë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori