Referendumet në Ballkan, sikurse ai i së dielës në Republikën Serbe të Bosnjës, kanë më shumë ‘efekte lokale’ dhe nuk përcillen tek ‘popujt e tjerë të rajonit’, thonë analistët politikë në Kosovë.
Sipas tyre, ndonëse zhvillimet politike në rajon, për shkak të specifikave të caktuara shpesh ndërlidhen me implikime në shtete të ndryshme të Ballkanit, rasti i referendumit në Republikën Serbe, nuk pritet të ketë ndonjë jehonë apo ndikim të veçantë në Kosovë dhe posaçërisht jo në pjesët e banuara me shumicë serbe.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se organizimi i referendumit në Bosnjë e Hercegovinë mund të shikohet si një rast i izoluar, pavarësisht ndërlidhjes që kanë, siç tha, popujt e Ballkanit.
“Vendet e Ballkanit dhe popujt e Ballkanit janë të ndërlidhur shumë mes vete dhe një zhvillim brenda një populli natyrisht ka ndikim edhe te fqinjët dhe te popuj tjetër me të cilët ai popull i caktuar bashkëjeton. Pra, nuk mund të ketë një ndarje fizike mes ndikimit të tyre dhe çdo zhvillim te një palë ndikon edhe të pala tjetër”.
“Mirëpo, tek rasti i Referendumit në Bosnjë; unë mendoj se ky është një rast i izoluar sepse kemi të bëjmë me një udhëheqës të çrregullt i cili është Millorad Dodik”, tha Muhaxhiri.
Për profesorin e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, referendumi si ai në Bosnje e Hercegovinë nuk do të duhej të reflektonte efekte për botën që synon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen në rajon.
“Të gjitha këto veprime ose iniciativa konsideroj se janë destruktive, janë kundër frymës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe unë kam përshtypjen që nuk do të kenë efekte serioze për rajonin, sepse rajoni tashmë qartësisht është i përcaktuar”.
“Janë saktësisht të përcaktuar edhe kufijtë e shteteve të këtij vendi dhe çfarëdo ideje për të krijuar ose për të organizuar referendume mendoj se do të shkonin në kahje të kundërt dhe si të tilla mendoj se nuk do të duhej të mbështeteshin”, tha Hoti.
Mbajtja e referendumit në Republikën Serbe të Bosnjës, sado kundër kushtetues, ka ngjallur interesimin e opinioneve në rajonin e Ballkanit më shumë se sa drojën për shtrirjen e tij e ndikimit të tij në rajon.
Artan Muhaxhiri, ndërkohë, ka përjashtuar çdo mundësi që serbët e Kosovës, do të mund të marrin si shembull referendumin në Bosnjë e Hercegovinë, për ndonjë çështje të caktuar.
“Çdo referendum i zhvilluar nga serbët në Kosovë do të ndërlidhej drejtpërdrejtë me Beogradin zyrtar. Prandaj, të gjitha shigjetat e akuzave do të drejtoheshin drejt Vuçiqit dhe qeverisë së tij, gjë që në këtë kohë ai nuk ka llogari ta bëj. Ndërsa, sa i takon ndonjë iniciative vetjake të serbëve të Kosovës, unë nuk besoj se ata mund ta bëjnë një gjë të tillë, sepse është një hap shumë i madh për të cilin ata nuk kanë as fuqi e as vullnet ta bëjnë”, tha Muhaxhiri.
Një referendum lokal qe organizuar në vitin 2012, nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në komunat në veri të vendit, në kundërshtim të pavarësisë së Kosovës, por qe konsideruar si i jashtëligjshëm nga autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare, si dhe qe cilësuar nga Beogradi zyrtar si i dëmshëm për rrugën evropiane të Serbisë.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti, nuk përjashton mundësinë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ketë qarqe apo grupe të caktuara që synojnë ‘destabilizime’, por thotë se çfarëdo ideje për ‘komplikim të gjendjes’ do të kundërshtohej fuqimisht”.
“Duke pasur parasysh që ka ende në rajon qarqe destruktive që nuk shkojnë në drejtimin e duhur çfarë duhet ta ketë rajoni, por synojnë vetëm t’i komplikojnë situatat, mendoj që mund të jenë aktive dhe mund të dalin ide të tilla të cilat normalisht duhet të hedhën menjëherë dhe nuk duhet shqyrtuar”, tha Hoti.
Referendumi në Republikën Serbe të Bosnjë e Hercegovinës, për ditën e shtetësisë së këtij entiteti, është cilësuar si kundër kushtetues dhe në shpërputhje me marrëveshjen e Dejtonit, që e ka krijuar Republikën Serbe, si njërën nga dy entitetet përbërëse të Bosnjë Hercegovinës.
Sado që ai nuk prek asnjërin prej vendeve të tjera të rajonit, analistët thonë se ai mund të ketë ndikime posaçërisht në procesin e pajtimit ndërmjet njerëzve në Ballkan dhe përgjithësisht në, siç thuhet, ‘drejtësinë tranzicionale’ në rajon. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?