LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Zvicër, zgjatet mosha e pensionimit të femrave në 65-vjeç

Referendumi në Zvicër, zgjatet mosha e pensionimit të femrave në 65-vjeç

Zviceranët kanë votuar ngushtë në favor të zgjatjes së moshës së pensionit për gratë në 65-vjeç, një votim i shënuar nga ndarje të thella midis kantoneve gjermano-folëse me mendje reformuese dhe kantoneve të tjera në vend.

Për reformën votuan 50.6 për qind e votuesve, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot.

Në të njëjtën kohë, nisma, rezultati i së cilës supozohej të ishte ndalimi i mbarështimit intensiv të blegtorisë, u hodh poshtë me 63 për qind të votave.


Votimi i sotëm për kufirin e moshës 65-vjeç për femrat pritet të “stabilizojë” sistemin zviceran të sigurimeve pensionale, i cili është nën presion të madh për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe faktit që gjenerata e ashtuquajtur baby-boom po i afrohet pensionit.

Pjesa më e diskutueshme e reformës nënkupton që gratë, ashtu si burrat, punojnë deri në moshën 65-vjeç për një pension të plotë, i cili është një vit më i gjatë se sa parashikon sistemi aktual i pensioneve.

Partia Socialiste vlerësoi se vota për pensionimin e mëvonshëm të grave “nuk është vetëm një hap prapa në aspektin e barazisë, por një shuplakë për të gjitha gratë” dhe paralajmëruan protesta për nesër në Bernë ku do të dënojnë rezultatin e referendumit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori