LAJMI I FUNDIT:

Referendumi i 1991, Kurti: Me vullnetin e popullit dhe aspiratën për liri, Kosova bëri hap historik kah vetëvendosja

Referendumi i 1991, Kurti: Me vullnetin e popullit dhe aspiratën për liri, Kosova bëri hap historik kah vetëvendosja

Kryeminstri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 30 vjetorin e mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, shkroi se para 30 vitesh, në shtatorin e vitit 1991, me vullnetin e popullit dhe aspiratën për liri, Kosova bëri hap historik kah vetëvendosja.

“Ndërmjet 26 dhe 30 shtatorit 1991, me guxim të pashembullt, 87 për qind të votuesve të Kosovës, dolën masivisht në referendumin për pavarësi dhe me shumicë absolute votuan për Kosovën shtet të pavarur e me të drejtë të vetëvendosjes”, tha Kurti.


Tutje shtoi se kjo ishte një ngritje e rëndësishme për avancimin institucional statusor, në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës.

“Referendumi erdhi si rrjedhojë e një sërë ngjarjesh të ndodhura pas ardhjes së Millosheviqit në krye të Serbisë, i cili rindezi nacionalizmin serbomadh dhe në vitin 1989 suprimoi autonominë e Kosovës”.

“Në këtë përvjetor jubilar, kujtojmë me krenari dhe u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë atyre burrave e grave që u organizuan për Referendumin e 91-tës, këtë akt të rezistencës dhe lirisë, ndërmarrje e vështirë dhe me shumë rrezik për kohën, e një ndër themelet e Republikës”, shkroi në fund Kurti./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori