LAJMI I FUNDIT:

Reekeri i shkruan Zaevit: Ju inkurajojmë edhe juve edhe vendet e BE-së që të kërkoni zgjidhje të kontesteve jashtë eurointegrimit

Reekeri i shkruan Zaevit: Ju inkurajojmë edhe juve edhe vendet e BE-së që të kërkoni zgjidhje të kontesteve jashtë eurointegrimit

“Ju inkurajojmë edhe juve, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për kontestet bilaterale jashtë procesit për integrim vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirata me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata”, kështu ndihmës-sekretari për Çëshjte Evropiane dhe Euro-aziatike në Departamentin Shtetëror, Philip Reeker i shkruan kryeministrit Zaev.

“Vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për t’i udhëhequr bisedimet me vullnet dhe të përkushtoheni në sigurimin e të ardhmes evropiane për Maqedoninë e Veriut e cila dëshmoi se meriton”, thekson Reeker.

Ai thekson se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së shpreh keqardhje që vendet anëtare të BE-së nuk arritën të japin pëlqimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.


“Vendi juaj dëshmoi se është aleat besnik i NATO-s dhe mik i madh i SHBA-ve. Anëtarësimi në BE mbetet interesi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë t’u mbështesim”, thuhet në letrën e Rreker.

Ai shton se SHBA-të e ndjekin dhe i kuptojnë sfidat nëpër të cilën kalon procesi dhe thekson se Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe, siguri dhe prosperitet për qytetarët e vendit dhe qytetarët e vendeve fqinje.

“Mbetemi partnerë tuaj optimistë se konferenca ndërqeveritare mes RMV-së gjatë kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet së shpejt”, thuhet në fund të letrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori