LAJMI I FUNDIT:

Realizohet një tjetër amanet i Elvis Pistës

Realizohet një tjetër amanet i Elvis Pistës

Profesoresha e edukatës fizike dhe ish-basketbollistja Arbnora Sokoli, ka marrë përsipër që të udhëheq riaktivizimin e klubit të femrave në basketboll. Ky ka qenë një tjetër amanet që priti të realizonte këtyre javëve politikani i ndjerë, Elvis Pista.

Pista ndërmori aksion për riaktivizimin e disa klubeve, për t’i bashkuar të gjithë veprimtarët sportivë të Rahovecit. Pas inkuadrimit me KF Rahovecin në Ligën e Parë, është klubi i femrave në basketboll ai që duket se do të riaktivizohet.

Në një njoftim në faqen zyrtare të KB Rahovecit, klubit të meshkujve, u bë e ditur se Arbnora Sokoli, profesoresha e edukatës fizike, ka marrë përsipër riaktivizimin e klubit për të kryer amanetin që ka pasur Elvis Pista.

Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen në Facebookun personal të Arbnora Sokolit, e të konfirmojnë regjistrimin në klub.


Regjistrimi bëhet nga 29 qershor deri më 28 korrik. /Rahoveci24/