LAJMI I FUNDIT:

Reagon QKUK-ja

Reagon QKUK-ja

Në një reagim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thuhet se në një raportim të gazetares së Kohavision, Donika Voca, është bërë një gabim në raport, e i cili gabim i ka dhënë kahje krejtësisht negative kronikës, duke mos paraqitur realitetin e faturës se shpenzimeve, e që i është dhënë qasje e plote zyrtare gazetares, bazuar në Ligjin për Qasje në dokumente zyrtare.

“Mes tjerash, në raport ngatërrohen kilometrat me litra të derivateve, në vend që të thuhet 1.955 litra, thuhet 1955 kilometra, e që kanë kushtuar 2. 375 euro.Pra, ka ngatërrim, meqë bëhet fjalë për 1.955 litra që kanë kushtuar 2.375 euro, e jo kilometra si thuhet. Si dëshmi e keni faturën e publikuar nga vetë Kohavision, e fatkeqësisht e publikuar edhe në portale e pa verifikuar!”, thuhet në reagim.

Më tej shtohet se drejtori aktual i SHSKUK-së., Dr. Curr GJocaj, edhe pse ka nën menaxhim QKUK, të gjitha spitalet e Përgjithshme dhe Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor, ka shpenzuar apo ka bërë 4000 kilometra më pak, për të njëjtën periudhë kohore, krahasuar me paraardhësin e tij, Drejtorin ekzekutiv të QKUK.

“Ky pakësim i shpenzimeve vërehet edhe në faturë që posedon Kohavison dhe portalet që publikuan lajmin nga KTV”, përfundon reagimi i QKUK-së.


Lexo po ashtu: Super vetura me super shpenzime e drejtorit të QKUK-së (Video)