Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka hedhur poshtë si të të pavërteta shkrimet në disa portale, sipas të cilave, “prej sot në Kosovë është marrë vendimi që për një kohë të pacaktuar të ndalë testimin për COVID-19 të rasteve të kontaktit” (SARS-COV-2)”.
“Ky lajm nuk është i vërtetë, sepse nuk ka asnjë vendim që përcakton diçka të tillë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për informim të drejtë të publikut, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në Rekomandimet e OBSH për Strategjinë e Testimit Laboratorik dhe ri-testimit si dhe në strategjinë e testimit të ECDC (datës 27 maj 2020) ka rekomanduar përditësimin e strategjisë së testimit dhe ri-testimit për SARS-CoV-2, duke përcaktuar edhe bërjen e testimit laboratorik për COVID-19 sipas disa kritereve si:
-Pacientët me infeksion akut të traktit respirator (fillimi i papritur i sëmundjes me të paktën njërin këto shenja e simptoma: kollë, ethe, frymë-zënie) ose shfaqje e papritur e anosmisë (humbje e shqisës së nuhatjes), ageusia (shijes) ose imazheri radiologjike që tregojnë lezione kompatibile me COVID-19;
-Histori udhëtimi ose vendbanimi në një vend/zonë, ku ka pasur vatra të rasteve ose përhapje në komunitet gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave;
-Kontakt i ngushtë me rast të konfirmuar ose të mundshëm COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave;
-Person që kërkon hospitalizim;
-Personi banor ose anëtar i stafit, në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH ka theksuar se duke u nisur nga kriteret e lartpërmendura rekomandohen për testim:
-Të gjitha rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacient me COVID-19;
-Pacientët në repartet e Pulmologjisë dhe Kujdesit Parësor Shëndetësor me infeksione të rënda respiratore;
-Personeli shëndetësor me shenja dhe simptoma të infeksionit si dhe personeli që ka pasur kontakt të afërt dhe të pambrojtur me persona të konfirmuar me SARS CoV-2;
-Kontaktet e afërta të personit COVID-19 pozitiv, të cilët kanë shenja dhe simptoma të COVID-19;
-Personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike (sëmundje të mushkërive, kancer, insuficiencë të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të mëlçisë, hipertension, diabet dhe gjendje imunokompromituese) të cilët kanë shenja të infeksionit akut respirator;
-Të gjitha rastet e dyshuara që kanë shenja klinike në SARI në komunitet apo institucionet e mbyllura (shkolla, spitale, shtëpi të pleqve, burgje);
-Shtetasit e Kosovës të cilët udhëtojnë jashtë vendit për trajtim mjekësor duhet të kenë dokumentacionin mjekësor valid përcjellës nëse kërkohet testimi nga shteti në të cilin udhëtojnë
-Nuk testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen në vetizolim 14 ditor si dhe monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore dhe në rast të shfaqjes së simptomave të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë.
“Rekomandimet e lartpërmendura do të shqyrtohen nga Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse për t’u bërë pjesë e Strategjisë së përditësuar të testimit dhe ri-testimit për COVID-19
Duke vlerësuar rëndësinë e informimit korrekt dhe rolin e mediave gjatë pandemisë COVID-19, MSh u bën thirrje mediave që informatat rreth COVID-19 të konfirmohen para se të plasohen në institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me COVID-19 siç është MSH dhe IKSHPK”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dr. Ambarkova Villarova nga Spitali klinik Zhan Mitrev: Gjithçka fillon dhe mbaron me përcaktimin kryesor që pacienti të jetë në qendër të vëmendjes sonë

LSDM ia dorëzon Mickoskit dokumentet për Mexhitin: A do të vazhdojë ta mbrojë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania