LAJMI I FUNDIT:

Reagohet për çmimin e gazetarit të vitit

Reagohet për çmimin e gazetarit të vitit

Ditë më parë, Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Profesionistë të Kosovës në hotelin Internacional i dhuroi Arlind Sadikut, gazetar i SuperSport Kosova, çmimin e gazetarit të vitit, mirëpo kjo zgjedhje e tyre ngjalli reagim te shumë gazetarë tjerë, ndër ta ishin edhe ata të gazetës së vetme sportive në Kosovë, Sport Plus.

Në vazhdim do t’ua përcjellim reagimin e tyre në tërësi:

“Reagim për çmimin ‘Ali Shala’

Gazeta ‘Sport Plus’ është shumë e indinjuar me ndarjen e çmimeve për gazetarët e vitit, e organizuar nga Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Profesionistë të Kosovës. Në mbrëmjen e së premtes, ku u ndanë çmimet për gazetarin e vitit për mediat e shkruara, elektronike dhe të radios dhe gazetari më i miri i vitit 2013, gazeta e vetme e përditshme sportive në Kosovë ‘Sport Plus’ është injoruar plotësisht, duke mos fituar asnjë çmim dhe puna që është bërë gjatë një viti është hedhur në ujë.


Kjo është e papranueshme për gazetën, duke marrë parasysh punën që është bërë gjatë vitit 2013, ku kemi pasur shumë, shumë probleme, e në fund puna që është dashur të vlerësohet nga njerëzit e ‘dijes’, nuk është vlerësuar aspak. Të ju kujtojmë që gjatë këtij viti është mbyllur gazeta ‘Sport’ e stafi i kësaj gazete ka bërë të pamundurën që të hapet gazeta e re sportive, vetëm e vetëm që lexuesit e sportit të kenë sërish në duart e tyre një të përditshme sportive, e mos të flasim për problemet tjera që jemi ballafaquar.

Gjithashtu, dëshirojmë t’ju kujtojmë për punën që bëjmë ne, duke i përcjellë të gjitha sportet në Kosovë dhe ato ndërkombëtare. Përcjellim ndeshje, ku nuk ka as shikues, e nuk ka as kushte minimale për t’u zhvilluar një lojë, përcjellim ndeshje në shi e në borë. Por, asnjëra nga këto nuk janë marrë parasysh nga ‘juria profesionale’ që i zgjodhi më të mirët.

E si të vlerësohej puna jonë, kur në juri ka qenë Artan Rugova, një njeri, i cili ka kërcënuar gazetarin Bahri Rexha në fund të vitit 2012 dhe ka dalë hapur duke sharë gazetën ‘Sport’, ku stafi është i njëjtë me të ‘Sport Plusit’. Gjithashtu ju kujtojmë që Rugova ka pasur probleme me mediat tjera dhe është ky person, i cili vlerëson se cili gazetar duhet të zgjidhet më i miri. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme për ne, ndërsa jemi të befasuar gjithashtu edhe me vendimin e gazetarit shumëvjeçar, Xhavit Kajtazi, i cili njeh më së miri se punën që bëjmë, si shkruajmë dhe çka shkruajmë.

Ne nuk e dimë se me çfarë kriteri zgjidhet më i miri! Çka duhet të bëjmë që puna jonë të vlerësohet nga ‘Juria Profesionale’ pa marrë parasysh se kush ndodhet aty.
Por, ky injorim totalisht ndaj nesh, është motiv më shumë për të punuar për ne, vetëm për lexuesit tonë. Ata e dinë dhe e vlerësojnë më së miri punën tonë. Për ne, çmim janë lëvdatat dhe kritikat pozitive nga njerëzit e sportit, të cilët janë çdo ditë në stadiume e palestra.
Nuk kemi asgjë personale kundër atyre që kanë fituar dhe as mediumeve ku punojnë, por assesi nuk mund të pajtohemi me çmimet që janë ndarë.

Ky është mësim për ne, që herën e ardhshme të dërgojmë dizajnerin, nëse do të zgjidhet gazetari më i mirë, apo do të vlerësohet puna e tij njëvjeçare! Megjithatë, më të lumtur do të ishim sikur të mos na ftonit fare dhe nuk do t’ua ‘zënim’ një tavolinë, pasi nuk kemi nevojë për çmimet e juaja. Ne do të punojmë vetëm për lexuesit tanë, siç kemi punuar gjithmonë. Por, herën e ardhshme ju kishim lutur që t’i organizoni në bodrume, e jo në hotele ‘ndërkombëtare’ për t’u bërë horë.
Urime për fituesit!”, thuhet në komunikatën e gazetës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori