LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Donald Trumpit kur gazetarët e “bombardojnë” me pyetje për McCain (Video)

Reagimi i Donald Trumpit kur gazetarët e “bombardojnë” me pyetje për McCain (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është nënshtruar presionit të opinionit publik dhe mbrëmjen e djeshme, urdhëroi që në të gjitha institucionet në SHBA flamujt të ulen në gjysmë shtizë për shkak të vdekjes të senatorit amerikan, John McCain.

Me herët, në një konference për mediat, Trump iu shmang pyetjeve të përsëritura rreth jetës dhe trashëgimisë së senatorit të ndjerë.

Ndërkohë, është publikuar edhe një video në të cilën shihet reagimi i presidentit amerikan.


Fundjavën e kaluar ndërroi jetë senatori i shquar republikan dhe veterani i luftës së Vietnamit, McCain, i cili gëzonte respekt të madh edhe në bllokun demokrat.

McCain njihej si një nga kritikët më të ashpër të presidentit amerikan Trump dhe në testamentin e tij ai kërkoi që Trump të mos jetë i pranishëm në funeralin i cili do të mbahet më 2 shtator.

Trump në lidhje me vdekjen e McCain ka lëshuar një mesazh ngushëllimi familjes McCain dhe nuk i ka lejuar administratës së Shtëpisë së Bardhë të publikojë një deklaratë zyrtare në të cilën vlerëson senatorin e ndjerë.

McCain në testamentin e tij ka deklaruar se kombi amerikan mbahet me ideale, jo me territore dhe gjak, me çka ka kundërshtuar nacionalistët e bardhë të cilët kryesisht mbështesin Trumpin dhe idenë e tij për kombin e madh amerikan, shkruan AA.

Trump në deklaratën e radhës konfirmoi se kishte pikëpamje të ndryshme, por megjithatë, ka thënë se respekton McCain dhe shërbimin e tij që i ka bërë Amerikës.

Trump konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në tubimet tre ditore komemorative të cilat fillojnë të premten, ndërsa administratën e Shtëpisë së Bardhë do ta udhëheqë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence.

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Kalo në kategori