Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kërkesa publike e Serbisë në raport me marrëveshjen finale në dialogun Kosovë-Serbi, por kërkesa reale përfshin një “autonomi sa më të madhe”, thotë Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit, i cili merret me hulumtimin e politikave.
Rashiti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë po ashtu paralajmëron për publikimin e “non-paper” të ri dhe thotë se kjo do të ndodhë sepse “ka rritje intensive të procesit të pavarësimit të Republikës Serbe” në Bosnje e Hercegovinë. Sipas tij, “ambiciet e akterëve të fuqishëm nacionalistë, janë rritur në Ballkan”.
Së fundmi, Grupi i Ballkanit ka angazhuar ekspertë të jashtëm për të asistuar Qeverinë e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai tha se Qeveria aktuale duhet të ndërtojë agjenda pro-aktive me institucionet e BE-së dhe vendet anëtare të BE-së, paralelisht krahas dialogut, pa e ngadalësuar apo tjetërsuar dialogun, por duke shtyrë të gjitha agjendat në mënyrë paralele.
Rashiti ka folur edhe rreth “non-paper”.
“Ballkani Perëndimor është bërë konflikt i ngrirë dhe çështja e kufijve nuk flitet për shkak të çështjes së Kosovës apo të çështjeve të dialogut Kosovë-Serbi. Çështja e kufijve vjen kryesisht, ekskluzivisht nga çështja e Bosnjës dhe nga qarqet që kanë interes për zgjerim të ndikimit në Ballkan.
Dokumenti, ‘non-paperi’ i parë, i artikuluar të jetë slloven, nuk ka lidhje me Slloveninë, është dokument i artikuluar nga qarqe të tjera: Bosnja, Republika Serbe, Hungaria dhe Rusia.
Kjo mbetet e pazgjidhur. Ballkani Perëndimor trajtohet si çështje e pazgjidhur ose konflikt i ngrirë, pothuajse. Derisa të mos ketë zgjidhje, do të ketë debate të tilla dhe ka tentativa, ka ambicie, ka beteja për rritje të kontrollit”, tha Rashiti.
Sipas tij, dokumente të tilla do të ketë vazhdimisht, sepse ka rritje intensive të procesit të pavarësimit të Republikës Serbe.
“Kishte një agjendë, një sforcim, një përpjekje madhore të Sllovenisë për të shtyrë integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ose agjendën për integrim drejt BE-së në udhëheqjen e saj të presidencës së BE-së, në pjesën e dytë të vitit.
Ambiciet e akterëve të fuqishëm nacionalistë, janë rritur në Ballkan. Kjo situatë do të zhvillojë edhe situata të reja, për aq sa mbetet kështu, pas një viti a dy, do të na dalin edhe shumë “non-papers” të tjerë.
Nuk do të befasohemi edhe nga zhvillimet e tjera. Në një moment të caktuar, nuk do ta befasojë askënd edhe ndarja e Bosnjës, nëse mbetet kështu siç është”.
Rashiti ka thënë po ashtu se ose do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe përafrim me BE-në, hapje të rrugës për anëtarësim ose do të ketë tema të cilat nuk vijnë për shkak të Kosovës, por vijnë për shkak të përpjekjes ruse për të mbajtur kontrollin mbi Republikën Serbe.
“Është shumë e thjesht dhe jo domosdoshmërish as për shkak të Serbisë. Dhe në situata të tilla vijmë, ose vjen një intervenim madhor i Perëndimit për ta qetësuar situatën, por prapë për të ruajtura status-quon ose vjen një vendim i madh politik strategjik, për të përafruar Ballkanin Perëndimor me vendet e BE-së”, tha ai.
Sipas tij, mund të ketë zgjidhje të ndryshme.
“Është Asociacioni (i komunave me shumicë serbe), çështje të cilat janë kontestuese publikisht. Çfarë kërkesash ka Kosova dhe Serbia, dihen. Po edhe në Vjenë është treguar, ka edhe diçka që shkon përtej asaj që është publike. Për shembull, kërkesa e Serbisë për Asociacion është kërkesë publike, marrëveshje e nënshkruar, por kërkesa reale shkon përtej asaj. Shkon përtej asaj për një autonomi madhore, që ata e quajnë ‘power sharing’ (ndarja e pushtetit) në Kosovë për veriun, sidomos, por mundësisht për të gjitha zonat. Kërkesa për kishat shkon përtej Planit të Ahtisaari , kërkohet një lloj statusi i veçantë i modaliteteve të ndryshme për autonomi sa më të madhe të territoreve të banuara me serbë.
Kërkesa e Serbisë ose pajtimi i Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet nuk arrin deri te njohja dhe nuk ka dhënë asnjëherë shenja që Serbia se do ta njohë Kosovën. Në anën tjetër, kemi kërkesat e Kosovës që të kemi njohje eksplicite. Kemi kërkesat e Kosovës që të ketë një balancë të të drejtave të njeriut, mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, që asnjëherë nuk është definuar.
Në Kosovë është diskutuar që të hiqet dy e treta … e drejta e vetos e komunitetit serb në rendin kushtetues. Nëse trajtohen detajet një e nga një, shkaktojnë shumë kokëçarje. Duhet të shihet se çfarë pako po bëhet normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhja e konflikteve dhe ndërtimi i paqes mes dy vendeve, drejt qëllimit më madhor. E cili është qëllimi më madhor i Kosovës? Është arritja në OKB dhe hapja e rrugës për anëtarësim në NATO dhe integrim evropian”, tha ndër të tjera Rashiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit